Aktualitet

NARCO TAXI- ZËRI publikon dokumentarin mbi botën e errët të taksive! Shitje kokaine dhe punonjëse seksi

ZËRI sjell NARCO TAXI, një investigim mbresëlënës për fenomenin e panjohur. Online në të gjitha kanalet e ZËRI më 26 shkurt ora 18:30!

Redaksia Zëri
NARCO TAXI- ZËRI publikon dokumentarin mbi botën e errët të
Dokumentari i ZËRI-t

TIRANË- Kokaina po shpërndahet nëpër Shqipëri si kurrë më parë. Të gjesh kokainë në Tiranë është aq e lehtë sa të blesh cigare. ZËRI zbulon për herë të parë një rrjet taksish që shpërndajnë kokainë në kryeqytet. Një shërbim publik i menaxhuar nga disa kompani private është streha më e re e trafikantëve. Kokainën e gjen në taksi, kudo dhe kurdo.

ZËRI sjell NARCO TAXI, një investigim mbresëlënës për fenomenin e panjohur. Online në të gjitha kanalet e ZËRI më 26 shkurt ora 18:30!

Në dokumentarin e ZËRI, i cili është fryt i një investigimi disamujor, faktohet me zë dhe me figurë, sesi shoferët e taksive, të disa prej kompanive që operojnë në Tiranë, janë shndërruar në ndërmjetës të trafikut të kokainës. Në bisedat me bashkëpunëtorët e ZËRIT, taksistët zbulojnë se sigurimi dhe shitja e kokainës është një fenomen i zakonshëm, ndërsa nuk mungojnë as ofertat për punonjësit e seksit, duke treguar edhe emrat e hoteleve ku do ofrojnë shërbimet e tyre.

Taksistët i sigurojnë bashkëpunëtorit të ZËRI-t, kokainën, kontaktet me shitësit, e madje dhe i ofrojnë hapësirën e brendshme të makinës për të konsumuar lëndën narkotike. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, taksistët konsumojnë edhe vetë kokainë, dhe më pas dalin në rrugët e kryeqytetit, duke u bërë burim aksidentesh apo ngjarjesh të tjera të rënda. Na ndiqni!/ZËRI

Poll

MOS HUMB