
TIRANË- Porti i ri tregtar i Porto Romanos do të ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit. Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Qeverisë, ndërsa ndërtimi i tij pritet të përfundojë deri në vitin 2026. Vlera e investimit për ndërtimin e Portit tregtar në Porto Romano arrin në mbi 422 milionë euro. Ndërkohë kostoja totale e këtij projekti shkon në 43 miliardë lekë.
Porti i ri tregtar do të zhvendoset në Porto Romano, pasi në portin e Durrësit, do të ndërtohet porti turistik. Aktualisht për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano janë lidhur kontrata me një grup kompanish për përgatitjen e projektit teknik.
Porti i ri tregtar pritet të përpunojë rreth 2 milionë kontenierë në vit, ndërsa do të presë rreth 1 milionë pasagjerë./ZËRI