
TIRANË- Teksa opozita ka paralajmëruar nisjen e aksionit të “mosbindjes civile”, tashmë dhe jashtë dyerve të parlamentit, Policia e Shtetit, me sa duket ka nisur të marrë masat paraprake të furnizimit me armë, “ekstra” atyre që disponon për të përballur turmat e madha dhe presionin në rritje të tyre.
Kështu, në një tender të hapur vitin e shkuar, Policia e Shtetit ka hapur tenderin për blerjen e armëve, të ndara në dy lote një prej të cilëve për armë zjarri të gjata.




Ndërsa procedura për këtë tender është e kufizuar, ndërsa kompania fituese është “Arms School Academy”. Kohëzgjatja e kontratës tenderuese është 48 muaj.
Ajo që bie në sy në tenderat e Policisë së Shtetit, është fakti se të gjitha subjektet fituese të tenderave të hapur për blerjen e armë të zjarrit, të cilët raportohet se do të përdoren kryesisht nga Forcat Speciale dhe repartet RENEA, janë kompani që ushtrojnë aktivitetin në polici private apo kanë poligone qitjeje. Një prej tyre Arms School Albania, e cila ëhstë degë e Pelikani Security./ZËRI