
BRITANI E MADHE- Gjyqtari Ian Lawrie dha dënimin me 20 muaj burg për një shpërndarës kokaine nga Shqipëria, i identifikuar si Erijon Melani. Por teksa shqiptonte dënimin, gjeti pak kohë për t'i bërë edhe moral. Edhe pse Lawrie, gjeti kohën për ta këshilluar, shqiptari nuk foli duke e prenuar dënimin e tij në heshtje.
“Kam qenë në vendin tuaj tre herë në 40 vitet e fundit. Është një vend shumë i bukur. E di që ka problemet e veta – por ka më pak probleme sesa kur e vizitova për herë të fundit. Është një vend mahnitës me njerëz mahnitës - dhe ushqimi ishte i mirë - kështu që nuk e kuptoj pse dëshironi të vini këtu,”- tha ai.

Gazetarja, e cila ndoqi nga afër seancën tha se Melani dhe dy tregtarët e tjerë shqiptarë kishin shkuar në Angli pasi kishin mësuar se mund të fitonin para të lehta këtu duke shitur drogë. Por edhe se po të kapeshin do dilnin për disa muaj për të vazhduar "biznesin" atje ku e kishin lënë./ZËRI