KUKËS-Qarku i Kukësit është përfshirë këtë pasdite nga mot i keq, me shtrëngata shiu. Reshjet intensive, të cilat u shfaqën në formë stuhie, prekën zonën e Tropojës, duke sjellë përkeqësim të kushteve atmosferike në pjesë të ndryshme të qarkut. Ku në njësinë administrative Lekbibaj reshjet intensive kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe materialesh inerte.
Si pasojë, në disa segmente rrugore janë depozituar masivisht gurë, dhèra dhe mbetje inerte, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Autoritetet pritet të ndërhyjnë për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e normalitetit në zonat e prekura.