Aktualitet

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës! Merr fund arratia e 18-vjeçarit, në pranga edhe i ati

Në pranga ka përfunduar edhe babai i të riut, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në ngjarje.

M.K.
Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës! Merr fund
foto ilustruese

SHKODËR– Ka marrë fund arratia e 18-vjeçarit, Arvin Fregjaj i cili dyshohet se plagosi me thikë të 32-vjeçarit Vildan Kepeca, në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës mesditën e sotme. Në pranga ka përfunduar edhe babai i të riut, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në ngjarje. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Në konfliktin i cili agravoi në përdorimin e thikës, u përfshi edhe vëllai i të plagosurit Arben Kepëca, i cili pasi është vënë në dijeni për plagosjen, ka marrë një armë zjarri pistoletë dhe është nisur në këmbë me qëllim për të vrarë autorin e dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Sigurimi i informacionit në kohë dhe reagimi i menjëhershëm e profesional i shërbimeve të Policisë parandaluan një ngjarje të rëndë kriminale.

Pasi mori dijeni për plagosjen me thikë të vëllait të tij, 41-vjeçari mori një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe u nis për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 41-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit, por u kap dhe u vu në pranga.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me municion luftarak.

Rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës, në lagjen “Vasil Shanto”, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. F., 18 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Vildan Kepeca, 32 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Gjatë rrugës, ato kanë marrë informacion se vëllai i të plagosurit, shtetasi A. K., 41 vjeç, pasi kishte marrë dijeni për ngjarjen, kishte marrë një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe ishte nisur në këmbë për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes së vëllait të tij.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke marrë masat e nevojshme të sigurisë, dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Kepeca, 41 vjeç, i cili gjatë ndërhyrjes tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit që mbante me vete.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. F.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB