Aktualitet

Çfarë ndodhi në Poliklinikën e Shkodrës? Policia: I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari mori armën dhe...autori në kërkim

Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, Arvin Fregjaj 18 vjeç ka plagosur me thikë Vildan Kepëcën 32 vjeç

F.I
Çfarë ndodhi në Poliklinikën e Shkodrës? Policia: I
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR- Një plagosje me thikë është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në ambientet e brendshme të Poliklinikës së Shkodrës, ndërsa reagimi i menjëhershëm i Policisë ka parandaluar një ngjarje edhe më të rëndë. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 11:30, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, Arvin Fregjaj 18 vjeç ka plagosur me thikë Vildan Kepëcën 32 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes, vëllai i të plagosurit, Arben Kepëca pasi është vënë në dijeni për plagosjen, ka marrë një armë zjarri pistoletë dhe është nisur në këmbë me qëllim për të vrarë autorin e dyshuar.

Por, shërbimet e policisë arritën të ndërhynin në kohë duke parandaluar krimin, ndërsa gjatë arrestimit të 41-vjeçarit, ky i fundit hodhi armën duke tentuar të largohej.  Arma u sekuestrua nga policia, ndërsa vijonë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.

Çfarë ndodhi në Poliklinikën e Shkodrës? Policia: I
arma e sekuestruar

Njoftimi i Policisë:

Sigurimi i informacionit në kohë dhe reagimi i menjëhershëm e profesional i shërbimeve të Policisë parandaluan një ngjarje të rëndë kriminale.

Pasi mori dijeni për plagosjen me thikë të vëllait të tij, 41-vjeçari mori një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe u nis për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 41-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit, por u kap dhe u vu në pranga. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me municion luftarak.

Rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës, në lagjen "Vasil Shanto", dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. F., 18 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Gjatë rrugës, ato kanë marrë informacion se vëllai i të plagosurit, shtetasi A. K., 41 vjeç, pasi kishte marrë dijeni për ngjarjen, kishte marrë një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe ishte nisur në këmbë për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes së vëllait të tij.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke marrë masat e nevojshme të sigurisë, dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 41 vjeç, i cili gjatë ndërhyrjes tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit që mbante me vete.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. F.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB