Aktualitet

“Mos lëviz! Policia!” Kejdi Banaj kapet me 4 armë në tunelin e Skërficës, do t'ia shiste një grupi kriminal në Sarandë

Nga hetimi dyshohet se armët janë trafikuar në pjesë dhe janë montuar në Shqipëri

F.I
“Mos lëviz! Policia!” Kejdi Banaj kapet me 4 armë në
pamje nga aksioni

SARANDË-Një aksion policior është zhvilluar në tunelin e Skërficës, ku Kejdi Banaj, 31 vjeç ka përfunduar në pranga. Banaj me precedentë penale për trafik të lëndëve narkotike po transportonte 4 pistoleta drejt Sarandës. Armët ishin fshehur në dyshemenë e automjetit në drejtim të 31-vjeçarit dhe sipas njoftimit zyrtar të Policisë do t'i shiteshin një grupi kriminal në Sarandë.

Nga hetimi dyshohet se armët janë trafikuar në pjesë dhe janë montuar në Shqipëri. Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e armëve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda speciale, operacioni i koduar "Mekanizmi".

Transportonte 4 pistoleta, kapet në tunelin e Skërficës, dhe vihet në pranga 31-vjeçari (me precedent në fushën e narkotikëve).

Nga hetimi dyshohet se armët janë trafikuar në pjesë dhe janë montuar në Shqipëri, për t'ia shitur një grupi kriminal në Sarandë.

Sekuestrohen armët e zjarrit dhe automjeti që drejtonte i arrestuari, në dyshemenë e të cilit, ishin fshehur armët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i një hetimi me metoda speciale, kryer në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shtetasve, të cilët individualisht ose në grup, përbëjnë rrezik për kryerje të ngjarjeve kriminale dhe për sigurinë e qytetarëve, finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë së Sigurisë Publike, Njësia Fier, dhe me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, operacionin e koduar "Mekanizmi".

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur në vëzhgim automjetin që drejtonte 31-vjeçari dhe në tunelin e Skërficës kanë kryer ndalimin e tij.

Nga kontrollet në automjet u gjetën të fshehura në dysheme, 4 armë zjarri (pistoleta) që dyshohet se janë trafikuar në Shqipëri, në pjesë, dhe janë montuar më pas, me qëllim shitjen një grupi kriminal në Sarandë.

Hetimi vijon me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB