Aktualitet

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari (EMRI)

Ai u transportua në gjendje kritike drejt spitalit, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra.

M.K.
Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën
foto nga ngjarja

ELBASAN-Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në fshatin Mengël, në aksin Elbasan–Librazhd. I riu, Klement Balla, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Ai u transportua në gjendje kritike për jetën drejt spitalit, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB