Aktualitet

Dyshohej se ishte Sulovari/ Identifikohet kujt i përkiste trupi i gjetur në Xarrë (EMRI)

Identifikimi i kufomës që i përket 53 vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të tyre.

k.m.
Dyshohej se ishte Sulovari/ Identifikohet kujt i përkiste trupi i gjetur
pamje nga vendngjarja

SARANDË- Dy ditë nga gjetja e mbetjeve kockore të një njeriu në zonën pranë varrezave në fshatin Xarrë, është identifikuar se kujt i përket trupi i dekompozuar. Bëhet fjalë për shtetasin Adnant Jaupi, 53 vjeç nga Elbasani. Jaupi punonte si çoban në Xarrë, por prej rreth 2-3 muajsh rezultonte i zhdukur. Për të cilin ishin interesuar edhe familjarë të tij. Fillimisht u gjet koka dhe një ditë më pas trupi i groposur, i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m. Burime bënë me dije për Zëri.ai se mbetjet kockore u gjetën në afërsi të vendit ku mbrëmjen e djeshme u gjet edhe koka e një njeriu.

Në fillim u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Identifikimi i kufomës që i përket 53-vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të tyre. Për muaj me radhë policia është vënë në kërkim të trupave të tyre, pasi shpresat që ata të jenë në jetë pothuajse janë shuar.

Kush janë të zhdukurit?

1. Leonard Thodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshire në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB