Aktualitet

Gjendet koka e një personi në Sarandë! Dyshohet se është Sulovari

Policia vazhdon intensivisht hetimet, pasi trupi ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht.

E.K
Gjendet koka e një personi në Sarandë! Dyshohet se
Pamje nga komisariati

SARANDË- Policia e Sarandës ka reaguar në lidhje me gjetjen e mbetjeve kockore të një njeriu në zonën pranë varrezave në fshatin Xarrë.

Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se pjesa e gjetur është koka e një njeriu. Koka ka ende inde dhe mendohet se ngjarja është e muajve të fundit.

Në Sarandë pak muaj më parë u zhdukën dy persona, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori. Për muaj me radhë policia është vënë në kërkim të trupave të tyre, pasi shpresat që ata të jenë në jetë pothuajse janë shuar, dhe për vetë familjarët.

Mbetjet e gjetura sot dyshohet se i përkasin pikërisht njërit prej personave të zhdukur. 

Në vendngjarje kanë mbërritur familjarët e Sulovarit, për të parë nëse mbetja trupore është e të afërmit të tyre apo jo.

Policia vazhdon intensivisht hetimet, pasi trupi ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht.

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti”, njofton Policia.

Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori janë zhdukur që në datën 7 Prill të këtij viti, pas përplasjeve që dyshohet se kanë pasur për trafikun e kanabisit. Edhe pse policia ka ndërmarrë aksione të shumta në javët e para pas zhdukjes, trupat e tyre nuk u gjetën, ndërkohë që sot rihapet çështja me zbulimin e mbetjeve njerëzore.

Kush janë të zhdukurit?

1. Leonard Thodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshire në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB