Aktualitet

‘I ngeci koka në makineri’, vdes tragjikisht shqiptarja në Itali (Emri)

Viktimë e aksidentit në punë ishte Anila Grishaj. Mësohet se asaj i kishte ngecur koka në makineri, gjë që ka rezultuar fatale për jetën e punëtores nga Shqipëria.

D.XH

‘I ngeci koka në makineri’, vdes tragjikisht shqiptarja në

TREVISO – Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur në Pieve di Soligo, në provincën e Trevisos.

Një punëtore 26-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në një fabrikë, pasi i ka ngecur koka brenda një makinerie.

Incidenti ishte fatal për jetën e Anila Grishajt. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët, ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit.

‘I ngeci koka në makineri’, vdes tragjikisht shqiptarja në
Viktima Anila Grishaj

Kompania ku punonte viktima merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.

Vdekja e 26-vjeçares, sipas hetimeve fillestare, ka ardhur si shkak i trysnisë së madhe të ushtruar nga makineria mbi trupin e së resë nga Shqipëria./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB