
TIRANË- Fatma Spahiu, drejtore ekzekutive e Qendrës Shqiptare Për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta, ka folur rreth eksperiencës së saj si nënë e një fëmije që i përket spektrit autik. Ajo ka treguar se për vajzën e saj ka paguar deri në 20 mijë lekë të reja, për ta çuar në një kopsht shtetëror. Sipas saj, me kalimin e viteve kjo kosto është rritur dhe mund të variojë deri në 40 mijë lekë në muaj.
“Unë nuk është se kam paguar shumë, në fillimet e mia në kopsht shtetëror. Shifrat mund të kenë qenë 15-20 mijë lekë të reja në muaj, kjo në varësi edhe të kostos së qëndrimit. Tashmë është rritur kuota dhe mund të shkojë deri në 40 mijë lekë të reja në muaj.
Është e dhimbshme, se paga minimale është 400 mijë lekë. Një prind nuk punon pasi i duhet të kujdeset për fëmijën. Unë kudo ku më jepet mundësia e ngre si shqetësim, se paguhet në kopsht shtetëror njësoj si në kopsht privat”, tha Fatma Spahiu në “Good Morning Albanians”.
Paratë shtesë jepeshin për të paguar mësuese ndihmëse për fëmijën me nevoja të veçanta.
“Vajzën pastaj e çova në shkollë private. Vajza qëndron me një fëmijë tjetër në bankë për pjesën e socializimit”, tha më tej Spahiu.
Ndërkohë duke iu referuar rastit të fundit, të dhunimit të një fëmije me spektrin e autizmit në Elbasan, logopedja Gentiana Sinaj është shprehur se në kopshtet publike shqiptare ka një edukatore për 25-30 fëmijë, në një kohë që sipas saj, sipas rregullit, lejohet një edukatore për 7 fëmijë. /Zëri.ai