Aktualitet

Pamje të rënda/ Ku u gjetën koka dhe trupi i dekompozuar në Sarandë

E.K
Pamje të rënda/ Ku u gjetën koka dhe trupi i dekompozuar në
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Zëri.ai ka siguruar pamje nga vendi ku u gjetën mbetje kockore të njeriut në Xarrë të Sarandës. Fillimsht gjatë ditës së djeshme u gjetën mbetje të kokës, ndërkohë që gjatë ditës së sotme në afërsi është gjetur edhe trupi i dekompozuar. Prokuroria dhe policia e Sarandës vijojnë punën npër identifikimin e mbetjeve kockore, nëse bëhet fjalë apo jo për të njëjtin person.

Pamje të rënda/ Ku u gjetën koka dhe trupi i dekompozuar nëPamje të rënda/ Ku u gjetën koka dhe trupi i dekompozuar në

Mbetjet kockore të gjetura në fshatin Xarrë në Konispol, dyshohet se i përkasin Leonard Theodhorit ose Fatmir Sulovarit, të cilët rezultojnë të zhdukur prej muajit prill të këtij viti. Koka e dekompozuar u gjet mbrëmjen e së martës (14 nëntor). Eshtrat janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Pas publikimit të këtij lajmi, në Sarandë kanë mbërritur edhe familjarë të Fatmir Sulovarit, i cili rezulton i zhdukur së bashku me Leonard Theodhorin nga Çuka, që prej datës 6 prill 2023.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB