
SARANDË- Pak orë pas gjetjes së një koke njeriu në Xarrë të Sarandës, gjatë ditës së sotme është gjetur dhe një trup i groposur. Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se mbetjet kockore janë gjetur në afërsi të vendit ku mbrëmjen e djeshme u gjet edhe koka e një njeriu.
Policia po kryen verifikime nëse trupi dhe koka i përkasin të njëjtit person. Ka dyshime se bëhet fjalë për trupat e dy personave të zhdukur 7 muaj më parë Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori.
Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori janë zhdukur që në datën 7 Prill të këtij viti, pas përplasjeve që dyshohet se kanë pasur për trafikun e kanabisit. Edhe pse policia ka ndërmarrë aksione të shumta në javët e para pas zhdukjes, trupat e tyre nuk u gjetën, ndërkohë që sot rihapet çështja me zbulimin e mbetjeve njerëzore.
Kush janë të zhdukurit?
1. Leonard Thodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshire në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
/Zëri.ai