Aktualitet

"Do e vras"/ Motra braktisi foshnjën, i vëllai përballet me 'ishin': E dehe!

Vëllai i 30-vjeçares nga Pogradeci tha se nuk e ka ditur për shtatzëninë pavarësisht dyshimeve dhe se djalin e ka pasur shok.

k.m.
"Do e vras"/ Motra braktisi foshnjën, i vëllai
Foto ilustruese

TIRANË- Vëllai i 30-vjeçares që lindi dhe braktisi fëmijën në bodrum të një pallati në Yzberisht është përplasur live me ish të dashurin e motrës së tij, i cili dyshohet se është i ati i fëmijës. Në një përballje që kishin të dy në emisionin me “Zemër të Hapur”, vëllai i 30-vjeçares nga Pogradeci tha se nuk e ka ditur për shtatzëninë pavarësisht dyshimeve dhe se djalin e ka pasur shok. Por ngriti akuzë se i riu tjetër e kishte abuzuar seksualisht të motrën, pasi e kishte dehur me alkool, e më pas e kishte dërguar në një hotel. 

Pasi vëllai tha se motra e tij është dehur dhe më pas abuzuar nga djali në fjalë, dikur shok i tij, ky i fundit e mohoi. Ai tha se kishte shkuar me dëshirë në hotel, madje shtoi se kishin njoftuar edhe të emën e të resë që braktisi fëmijën në divanin e një garazhi makinash, pak metra poshtë pallatit ku jetonte në Tiranë. 

PJESË NGA PËRBALLJA

Vëllai i 30-vjeçares: Unë kam dyshuar shumë gjëra, por unë jam burrë dhe i kam thënë mamit dhe i kam thënë kape çik motrën se kam dyshime. Jo më tha mami, i thashë pyete njëherë se nuk i dihet. Nëna e pyeti motrën dhe ajo i tha 'atë punë keni ju'. Mos ka pasur frikë nga unë dhe nuk ka treguar. Unë dhe babai i fëmijës kemi qenë shok. Ata janë lidhur më para, pastaj ai ka marrë numrin tim dhe më ka marrë në telefon. Ai e ka alkoolizuar motrën time. Unë i thosha 'ça ke, tregoi vëllait', por ajo ishte shumë e larguar nga unë. Ai me kë nuk fliste. Ai është lidhur me një vajzë nga Lushnja, ka ikur jashtë dhe ka bërë edhe një fëmijë tjetër. Ashtu i kemi marrë vesh gjërat ne. Ai pse ma bëri prapa shpine. Atë që bëri motra ime, as vetes time nuk ia fal. Por çfarë ti bëj...

Ish-i dashuri: Nuk kam fëmijë tjetër. Jam e lidhur me një të huaj. Kur kam ardhur këtu, partnerja ime ka qenë 7 muajshe shtatzënë. Nuk kam pasur marrëdhënie paralele me asnjë vajzë. Kur e kam njohur atë, i kam bërë të gjithave bllok. Kur kam njohur Gentën, i kam bërë bllok të gjithave. Nëna e saj e dinte se ajo ishte në hotel me mua. Kam telefonatën e asaj nate që ka marrë mamaja e vetë. Se goca fiku telefonin.

Vëllai i 30-vjeçares: Ai e ka alkoolizuar. E ka marrë dhe e ka çuar në hotel. Edhe ai shoku që më ka thënë mua vëlla nuk do ta bënte kurrë këtë gjë. Të ma bënte mua prapa shpine...

Babai i foshnjes: E dinte shumë mirë që unë flisja me motrën e tij. Ia kam thënë unë që në fillim. Flisnim si shokë në fillim, pastaj filluan gjërat seriozisht.

Vëllai i 30-vjeçares: Si e ke alkoolizuar dhe ke abuzuar me motrën time?

Babai i foshnjes: Kjo është akuzë e rreme. Ka ardhur me dashje qejfi. Ajo më thoshtë që të dua shumë, tani nuk e di. Ajo tani po bën deklarata të tjera. Çfarë faji kam unë në këtë mes? Po ta kisha alkoolizuar nuk do e merrja të ëmën në telefon? Si e alkoolizoj unë një femër, si njoftoj të ëmën? Të nesërmen nuk do hante drekë me mua në Pogradec. Ajo i mban mend të gjitha. Unë pas asaj nate u sëmura, me COVID, kam qenë keq në krevat. Goca këmbëngulte që të vinte por nuk e dinte shtëpinë. Unë nuk kisha mundësinë që të dilja dhe ta merrja në Korçë.

Vëllai i 30-vjeçares: Unë nuk do t'ja fal se më alkoolizoi motrën. Për shpirt të atij babai, unë o do ta vras, o do të më vrasi. Jo të më thotë mua që 'jo mua nuk ma ndjen' e kështu, e ashtu...

E reja u la në masën e arrestit të shtëpisë nga Gjykata e Tiranës, ndërkohë që avokatët e saj kërkuan një ekspertizë në lidhje me gjendjen shëndetësore të të resë, përfshirë dhe atë të shëndetit mendor. Familja e vajzës pretendon se në rast se do ishin në dijeni të shtatzënisë, ata do të ishin kujdesur për fëmijën./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB