Aktualitet

Plagosi ish-kryebashkiakun e Divjakës, Prokuroria mbyll hetimet

Më 11 nëntor 2022, pas një debati me Fredi Kokoneshin që atëherë mbante postin e kryetarit të bashkisë, Orges Xhelili e plagosi me thikë.

k.m.
Plagosi ish-kryebashkiakun e Divjakës, Prokuroria mbyll hetimet
Orges Xhelili dhe Fredi Kokoneshi

FIER- Prokuroria e Fierit ka mbyllur herimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e Orges Xhelilit, i cili plagosi në zyrën e tij ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi. Xhelili akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Më 11 nëntor 2022, pas një debati me Fredi Kokoneshin që atëherë mbante postin e kryetarit të bashkisë, Orges Xhelili e plagosi me thikë.

Ngjarja ndodhi gjatë kohës që Kokoneshi kishte dalë për inspektim. Xhelili u afrua dhe e ofendoi, ndërsa më pas debati mes tyre degradoi në përdorimin e thikës nga ana e autorit.

Me agresorin, fillimisht u përlesh shoferi Gazmend Bullari për të mbrojtur kryebashkiakun, ndërsa të dy morën plagë në trup. Orges Xhelili kishte punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës për një periudhë të shkurtër, dhe dyshohet se largimi nga puna ishte bërë shkak për plagosjen e dyfishtë./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB