Aktualitet

Edukatorja dhunon të miturin me spektër të autizimit, nxiste fëmijët ta qëllonin

Mësohet se edukatorja 57-vjeçare është vendosur nën hetim dhe Policia po punon në lidhje me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

k.m.
Edukatorja dhunon të miturin me spektër të autizimit, nxiste
Foto ilustruese

ELBASAN- Pak ditë nga ngjarja e rëndë, ku një 3-vjeçare u dhunua nga edukatorja në një kopësht privat në Tiranë, tjetër rast është shënuar në Elbasan. Ngjarja e radhës ka ndodhur në ambientet e një kopshti publik në qytetin e Elbasanit, ku edukatorja dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar me spektër të autizmit.

Kanë qenë prindërit e 5-vjeçarit ata që kanë denoncuar ngjarjen dhe ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit, deri ne verifikimin e plotë të rastit. Denoncimi i parë është bërë nga prindërit që më datë 26 tetor.

Të dy, shkuan dhe denoncuan se edukatorja 57-vjeçare, Oneda Bylyku, i ka nxitur fëmijët e tjerë që të reagojnë dhe madje të dhunojnë 5-vjeçarin, i cili për shkak të spektrit të cilit i përket, hera-herës shfaqte hiperaktivitet dhe sjellje të dhunshme.

Sapo kanë mësuar se i biri dhunohej, prindërit janë mbledhur nga drejtoria e kopshtit së bashku me përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në Bashkinë e Elbasanit për të diskutuar lidhur me rastin. E vetëm të hënën, 3 ditë më pas, edukatorja është pezulluar nga puna derisa ngjarja të zbardhej e plotë. Paralelisht, në kopësht; një grup pune i përbërë nga psikologë, punonjës socialë, përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në bashki, sektori i mbrojtjes se fëmijëve, përfaqësues të ZVA dhe përfaqësues të policisë, kishin nisur nga puna për të hetuar rastin. 

Deri më tani, edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 javë, grupi i punës nuk ka dalë në asnjë përfundim konkret.

Aktualisht 57-vjeçarja po procedohet në gjendje të lirë, por nuk dihet nëse është marrë në pyetje dhe çfarë ka deklaruar para hetuesëve të çështjes. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopsht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.

Denoncimi vjen pas kontrollit të kryer nga Policia ku u zbulua se 81 subjekte vepronin pa liçencë dhe menjëherë nisi hetimin për pronarët apo administratorët e tyre. Kontrolli në kopshte dhe në çerdhe erdhi pas publikimit të ngjarjes së rëndë, ku një vajzë 3-vjeçare u dhunua në ambjentet e kopshtit "Stinët", ku iu thye këmba./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB