Aktualitet

Qëndroi 90’ minuta në SPAK, Hajdari: S'kam bërë falsifikime

Hajdari është nën hetim nga ana e SPAK për falsifikim dokumentesh

E.K
Qëndroi 90’ minuta në SPAK, Hajdari: S'kam bërë
Kreshik Hajdari duke shkuar ne SPAK

TIRANË- Një ditë pasi KQZ i dha të drejtë që të gëzojë mandatin si kryebashkiak, edhe pse kishte një dënim të fshehur në shtetin grek, kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur sot në SPAK.

Hajdari ka ngjitur shkallët e Prokurorisë së Posaçme së bashku me avokatin e tij mbrojtës Theodhori Sollaku. Në SPAK ndaj tij ka pasur të paktën 6 kallëzime penale nga kundërshtari në zgjedhjet e 14 Majit, Lefter Maliqi.

Hajdari është nën hetim nga ana e SPAK për falsifikim dokumentesh, pasi nuk deklaroi dënimin në shtetin grek për kalim të paligjshëm të kufirit.

Teksa doli nga ambientet e prokurorisë pas rreth 90 minutash, Hajdari u shpreh shkurtimisht se nukl kishte kryer asnjë falsifikim të dokumenteve, siç pretendohet nga SPAK.

“Nuk ka asnjë falsifikim ju lutem. Nuk e kam fshehur dënimin”, tha Hajdari. Ndërkohë që avokati i tij, Sollaku tha se Hajdari nuk është marrë i pandehur në SPAK, dhe ishte marrë në pyetje për disa kallëzime që janë bërë ndaj tij në Prokurorinë e Posaçme.

Pak ditë më parë ishte drejtësia greke ajo që i përcolli autoriteteve shqiptare, një vendim që faktonte se Kreshnik Hajdari ishte dënuar nga Gjykata në Janinë, pasi ishte gjetur fajtorpër hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17-vjeç.

Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor. Kërkesën në KQZ për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryetarit të Bashkisë së Kuçovës e dorëzoi në KQZ koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe verifikimet i kreu Prokuroria e Përgjithshme.

Ndërkohë, në Shqipëri, Kreshnik Hajdari nuk rezulton të jetë i dënuar dhe as të ketë ndryshuar emrin, sipas shkresave zyrtare nga Gjendja Civile dhe drejtoria e Burgjeve.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB