Politikë

KQZ nuk i hoqi mandatin Hajdarit, shpërthen Maliqi: Diktaturë e pastër!

Maliqi thotë se vendimi i KQZ u dha nga Edi Rama

E.K
KQZ nuk i hoqi mandatin Hajdarit, shpërthen Maliqi: Diktaturë e
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Vendimi i KQZ për të mos i hequr mandatin kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari është pritur me protesta nga Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë në zgjedhjet e 14 Majit.

"Ne do të vazhdojmë betejën tonë, është turp e faqe e zezë. Është turp dhe skandal. Diktaturë e pastër, automatikisht lë mandatin kur nuk tregon të dhënat. Të rrojnë paratë dhe diktatori", u shpreh Maliqi pas vendimit të KQZ-së. 

Sipas Maliqit, ky vendim është dhënë për interes të biznesmenit Pëllumb Salillari, të cilin e ka akuzuar vazhdimisht se qëndron prapa tenderave publikë që jepen nga Bashkia e Kuçovës. Para vendimit të KQZ-së, Maliqi ishte në SPAK, ku dorëzoi kallëzimin e tij të gjashtë në drejtim të Hajdarit.

Që prej zgjedhjeve të 14 Majit, që i fituan socialistët me një diferencë të ngushtë votash, Maliqi kia vijuar betejën e tij sa në KQZ dhe KAS, sa në organet e drejtësisë. E megjithatë, Kuçova do të mbetet në drejtimin e socialistëve, ta paktën edhe për 4 vitet e tjera.

Poll

MOS HUMB