Politikë

Sot KQZ vendos për mandatin e Hajdarit, Maliqi tjetër kallëzim në SPAK

Maliqi dorëzon një tjetër kallëzim në SPAK për Hajdarin

E.K
Sot KQZ vendos për mandatin e Hajdarit, Maliqi tjetër kallëzim
Lefter Maliqi

TIRANË- Në një ditë që KQZ vendos mbi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, rivali i rij në zgjedhjet e 14 Majit, Lefter Maliqi ka qenë sërish sot në SPAK. Maliqi u shpreh përpara gazetarëve se kishte shkuar në Prokurorinë e Posaçme për të çuar të tjera prova për kallëzimin që ka bërë ndaj Hajdarit.

“Kallëzimi i radhës i gjashti, në 2017 dhe besoj këtu nuk ka faj Saliu, Interpol Athina njofton se kur ka qenë drejtor i KESH është deportuar nga drejtësia. Kallëzimi i radhës për këtë mosdeklarim është vepër penale. Automatikisht lë mandatin. SPAK edhe pas ardhjes së vendimit nga PP ende nuk ka vepruar”, ka thënë Maliqi, i cili prej muajsh ka kontestuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit në Kuçovë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 12:00 për të marrë vendim nëse do të shkarkojë ose jo nga detyra kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Ky i fundit rezulton të jetë i dënuar në Greqi nga Gjykata e Janinës në vitin 1999, gjë të cilën Hajdari nuk e ka deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit.

Hajdari u dënua me 4 muaj burg, e konvertuar në shërbim prove, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Por ai thotë se nuk ka patur dijeni për këtë dënim.

Vepra penale për të cilën është dënuar nuk hyn në atë kategori që e pengon Kreshnik Hajdarin të mbajë detyrën e kryebashkiakut, por penalizohet nga fakti që nuk e ka deklaruar këtë dënim siç e kërkon ligji i Dekriminalizimit.

Për këtë arsye, KQZ do të shqyrtojë sot nëse do t’i heqë mandatin kreut të Bashkisë së Kuçovës.

Poll

MOS HUMB