Aktualitet

E rëndë në Sarandë, e mitura akuzon nënën: Më detyroi të prostituoja

Policia nuk jep detaje nëse vajza është marrë në mbrojtje pas kallëzimit që ka bërë kundrejt nënës së saj, apo pas një akuze të rëndë ajo do të vijojë që të qëndrojë me të ëmën e saj

E.K
E rëndë në Sarandë, e mitura akuzon nënën: Më
Foto ilustruese

SARANDË- Një 37-vjeçare në Sarandë është vënë nën hetim nga ana e Prokurorisë, pas kallëzimit nga vajza e saj se e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona me qëllim përfitimin e parave.

Policia thotë se 37-vjeçarja me iniciale E.M. po hetohet në gjendje të lirë. 15-vjeçarja ka treguar se e ëma e nxiti të kryente marrëdhënie me disa persona, kundrejt përfitimit monetar. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”, njofton Policia.

Policia nuk jep detaje nëse vajza është marrë në mbrojtje pas kallëzimit që ka bërë kundrejt nënës së saj, apo pas një akuze të rëndë ajo do të vijojë që të qëndrojë me të ëmën e saj. Po ashtu nuk jepen detaje të tjera në lidhje me hetimet për këtë rast, dhe policia është mjaftuar me një procedim./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB