Aktualitet

“Meshkujt, meshkuj janë”, shokon avokatja: Përdhunimet ndodhin se vajzat e teprojnë me pijen

E pikërisht për një temë të nxehtë siç është ajo e rritjes së përdhunimeve, një avokate del e thotë lirisht se ‘meshkujt janë meshkuj’ dhe fajin e kanë vajzat që e teprojnë me pijen!

E.K
“Meshkujt, meshkuj janë”, shokon avokatja: Përdhunimet
Avokatja Pustina

TIRANË- “Meshkujt, meshkuj janë”, kjo deklaratë shokuese është bërë në studio e emisionit të pasdites në "Vizion Plus", nga avokatja Vjollca Pustina, ku tema e diskutimit ishte rritja e rasteve të përdhunimeve në Shqipëri.

Avokatja në fjalë justifikoi abuzimet seksuale duke bërë fajtore vajzat dhe gratë, që sipas saj ka raste që tejkalojnë me pijet, veçanërisht në fundjavë.

“Përdhunimet ndodhin rëndom ditë të premte dhe të shtunë, se vajzat e tejkalojnë pak me pijen. Kam rastisur katër herë ditëve të shtuna në urgjencën e spitalit dhe vinin vajza të reja të shpërfytyruara. Të shoqëruara që i sillnin faktikisht 3-4 djem.

Edhe vajzat duhet të jenë më të kontrolluara kur futen nëpër lokale apo shkojnë në disko nate. Se edhe meshkujt meshkuj janë,”-shtoi ajo ndër të tjera.

@bllokutv Avoktaja Vjollca Pustina ka shokuar me deklaratën e saj në një emision televiziv ku po flitej për rastet e shumta të përdhunimit që kanë ndodhu në ditët e fundit. Ajo tha se ndodhin më shumë për shkak se të rinjtë e teprojnë me alkoolin, por edhe vajzat duhet të tregohen më të kujdeshme se meshkujt- meshkuj janë. “Përdhunimet ndodhin rëndom të premteve dhe të shtunave për shkak se vajzat e teprojnë pak me pijen. Kam rastisur që brenda një nate vijnë në emergjencë vajza të shpërfytyara të shoqëruar nga 3-4 djem. Edhe vajzat duhet të jenë më të kontrolluara kur shkojnë nëpër diskoteka se meshkujt meshkuj janë”, u shpreh Pustina . . . #fypシ #viral #bllokutv ♬ Very Sad - Enchan

Deklarata e saj vjen në një kohë kur opinioni publik në Shqipëri është tronditur nga një rast përdhunimi në qytetin e Vlorës, ku një 26-vjeçare është nxitur që të konsumojë lëndë narkotike nga katër djem, dhe më pas 3 prej tyre dyshohet se e kanë detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Vajza u dërgua në spital në gjendje shoku, ndërkohë që ngjarja u tentua që të fshihej nga familjarët e djemve të përfshirë, të cilët madje prodhuan edhe një skandal të ri, atë të lincimit dhe kërcënimit të gazetares Afrovita Hysaj.

E pikërisht për një temë të nxehtë siç është ajo e rritjes së përdhunimeve, një avokate del e thotë lirisht se ‘meshkujt janë meshkuj’ dhe fajin e kanë vajzat që e teprojnë me pijen!/ Zëri.ai

Poll

MOS HUMB