
Foto ilustruese
SPANJË- Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije ka rënë pre e një atentati këtë të martë në Spanjë. Raportohet se ai ka mbërritur në spitalin e Tarragonas me tre plumba, dy në këmbë dhe një në kokë.
Sipas mediave vendase gjendja e tij është e rëndë. Ndërkohë shkaqet e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka lidhje me trafikun e drogës. Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët janë kombësia e huaj që arrestohen më shpesh si të lidhur me bandat e drogës./Zëri.ai
Poll