Aktualitet

TV 6+1 Vlora kërcënon Afrovita Hysajn, UGSH dhe "Lëvizja e Gazetarëve": Hiqni postimin dhe kërkoni ndjesë! AMA të ndërhyjë

Unioni i Gazetarëve kishte edhe një mesazh edhe për median "6+1 Vlora".

k.m.
TV 6+1 Vlora kërcënon Afrovita Hysajn, UGSH dhe "Lëvizja e
Afrovita Hysaj

TIRANË- Postimi denigrues ndaj figurës së gazetares Afrovita Hysaj nga "6+1 Vlora" ka sjellë reagimin e ashpër të Unionit të Gazetarëve që kërkon menjëherë ndërhyrje. Etiketimet e medias për gazetaren, të cilat janë dënuar edhe nga "Zëri.ai", duhet hequr sa më parë sipas Unionit të Gazetarëve, madje shkojnë edhe më tej. Kërkojnë që edhe që Autoriteti Mediave Audiovizive dhe të tjera organizata të ngjashme që merren me gazetarët të ndërhyjnë në lidhje me rastin. Në fund, kishin një mesazh edhe për median "6+1 Vlora".

"Në mënyrën më urgjente i kërkojmë kësaj medieje të reagojë dhe të kërkojë ndjesë publike për rastin që shkaktoi,"-shkruhet ndër të tjera në deklaratën e bërë publike. 

Reagimi ka ardhur dhe nga Lëvizja e Gazetarëve:

Duhet sëpari të kërkoni ndjes publike ndaj koleges #AfrovitaHysaj
Denigrimi me lajme dhe pëdorimi i medias publike në interesa "hakmarrje" është i dënueshëm, i turpshëm dhe jo etik e profesional! Ky cënim i dinjitetit, integritetit dhe sulm seksist ndaj një gazetare si Hysaj, tregon se sa të rrezikuar janë Reporterët, Gazetarët, Operatorët, Punonjësit e Medias! Nëse në raportimin e një lajmi ka një pasaktësi, ka me dhjetra rrugë ligjore për ta ndjekur. Nuk ka asnjë rrugë ligjore të sulmit personal. Aq më tepër një media të përdoret për të sulmuar dhe etiketuar një vajzë, një gazetare me fjalët si në postimin Vulgar dhe të ulët! LëvizjaeGazetarëve dënon këtë postim dhe jo vetëm kërkon fshirjen e tij, por një hetim penal ndaj medias për santazh ndaj koleges Afrovita Hysaj në Vlorë. Kur media intimidon gazetarë, imagjinoni pak se çfarë bën Krimi, Pushteti, Grupet e Interesit.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Precedent i rëndë i kanalit 6+1 Vlora me emrin dhe imazhin e një gazetareje...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është tronditur nga publikimi i një raporti faqen e kanalit 6+1 Vlora me titull: " ..." Afrovita Hysaj mashtron qytetarët e Vlorës", i publikuar në datën 24 Tetor 2023, nga media vendore në onlinin e kësaj medieje. Ky raport, përmes gjuhës dhe fjalorit që përmban, cënon rëndë kodet e etikës së gazetarisë, linçon publikisht një punonjëse të medias, përdhos komunikimin publik dhe detyrimin ndaj tij dhe shënon një precedent të rrallë në sulmin e një medieje ndaj një gazetareje vendore. Rasti në fjalë ka tronditur gjithë opinionin profesional dhe ka hapur diskutime të shumta mes entitetit tonë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron këtë një akt të rëndë.

Për këtë arsye, kërkojmë me urgjencë që editori i kësaj medieje, administratori i tij, në mënyrë urgjente të tërheqë nga publikimi dhe faqet zyrtare të medias, këtë raport. Në përputhje me kodet e etikës dhe rregullat e gazetarisë, të reflektojë menjëherë, pasi ky material në tekstin e vet përmban edhe vlerë antiligjore. Kërkesa jonë bazohet në respekt dhe mishërim të parimeve dhe normave të një gazetarie, si mision publik, në shërbim të publikut dhe jo si një "mjet privat që mund të presë dhe lëndojë qytetarë, e aq më tepër, persona të medias.

Ky rast meriton ndërhyrjen e menjëhershme të AMA-s dhe të organizatave që merren me mbrojtjen e etikës, parimeve dhe normave të komunikimit publik dhe aq më tepër të raportimit me standart. Në mënyrën më urgjente i kërkojmë kësaj medieje të reagojë dhe të kërkojë ndjesë publike për rastin që shkaktoi.

Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Por çfarë ka ndodhur dhe si ka nisur sulmi?

Drogimi dhe përdhunimi në grup i një 26-vjeçareje në Vlorë ështëkthyer në një përplasje virtuale mes një televizioni lokal në qytetin bregdetar dhe gazetares Afrovita Hysaj. Hysaj po përballet me një sulm në rrjetet sociale nga ‘TV 6+1VLORA’, pasi deklaroi se në përdhunimin e të resë, e cila ndodhet ende e shtruar në spital, kanë marrë pjesë jo tre, por katër persona. Një prej tyre, është djali i pronarit të '6+1 Vlora', Albert Deliaj, Klevisi. Sot, reagimi ka ardhur nga media që nuk ka zgjedhur që çështjen t'ja besojë drejtësisë (nëse ka shpifje), por kanë preferuar rrugën e denigrimit publik./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB