
TIRANË- Auditi i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka “nxirë” këtë institucion dhe ka ngritur alarmin për dëme të parikuperueshme në sistemet e fiskalizimit, ruajtjes së të dhënëve dhe në sistremin e-Taxtion. Në raportin e KLSH, janë gjetur parregullsi edhe tek Agjensia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), pasi sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe pse situata paraqitet kritike AKSHI nuk ka marrë masat e nevojshme. Për sistemin e-Taxation, KLSH thotë se ndodhet në gjendje kritike pavarësisht se është një infrastrukturë jetike për Drejtorinë e Pëgjithshme të Tatimeve.
“Nga auditimi u konstatua se sistemi e-Taxation është transferuar nga një infrastrukturë kritike në një infrastructure të rëndësishme me përditësimet e infrastrukturave miratuar me VKM nr. 761, datë 12.12.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 553, datë 15.7.2020, të Këshillit të Ministrave”, megjithëse rëndësia e tij është jetike jo vetëm për funksionimin e DPT, por për të gjithë sistemet informatike me të cilat japin dhe marrin të dhëna në sistemin e- Taxation. Nga auditimi u konstatua se pajisjet fizike të sistemit e-Taxation janë në një situate tejet kritike, një sistem ky shumë i rëndësishëm për DPT, nisur nga veprimet operacionale që kryhen aty si nga ana e biznesit, administratës tatimore ashtu dhe nga institucionet e tjera me të cilat janë ndërtuar ndërveprime me të dhëna të këtij sistemi. Ky konstatim bazohet në të dhënat mbi hapësirën e lirë në servera dhe në storage e cila paraqitet rreth masës 90 %, pra pothuajse në ezaurim. Megjithëse gjatë auditimit në terren u hap procedura për mirëmbajtjen e sistemit e-Taxation, ne vlerësojmë se ndërprerja nuk do të mund të sigurohet, për arsye se sistemet informatike nuk mund të jenë funksional nëse pajisjet janë në ezaurim të hapësirës së tyre dhe funksionojnë në limitet e ciklit jetësor dhe me sisteme operimi jashtë suportit teknik që do të thotë 'i pasigurtë'. Mundësia për ndërprerjen dhe pamundësia për ta venë në funksion në një kohë të shkurtër sistemin e-Taxation është shumë e lartë,”- thotë KLSH në raport.
Po ashtu, nga auditimi u konstatua se, të dhënat e sistemit e-Taxation dhe sistemit të Fiskalizimit, nuk janë regjistruar si baza të të dhënave shtetërore. Mbi këto sisteme janë ngritur ndërveprime, në kundërshtim me ligjin nr. 10325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore” dhe VKM nr. 945, datë 02.11.2012 për miratimin e rregullores “Administrimi i sistemit të bazave të të dhënave shtetërore”, i ndryshuar, Të dhënat e këtij sistemi sipas KLSH nuk janë të specifikuara për nga rëndësia, për nga lloji i tyre, si dhe detyrimi për ruajtjen e tyre. Ndërveprimet me këto të dhëna nuk janë konform akteve ligjore pasi për të ndërvepruar, nevojitet që shkëmbimi të ndërtohet mbi të dhëna shtetërore.
Por çfarë është e-Taxtion?
Të dhënat e sistemit e-Taxation i nevojiten dhe sistemit të Fiskalizimit, ku të dhënat e tatimpaguesve kalojnë në sistemin e Fiskalizimit në fund të çdo dite që do të thotë se në mungesë të të dhënave nga e-Tax funksionimi i rregullt I Fiskalizimit është i cenuar në lidhje me: subjektet e reja, ndryshimet e të dhënave për statusin e aktivitetit, niveli i taksimit, ndryshimet tek punonjësit si dhe kalimi automatik i librave të shitjes dhe të blerjes.
KLSH i bën thirrje AKSHI-t që të marrë masa të menjëhershmë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshnme të Tatimeve të marrin masa për të siguruar pajisjet fizike që nevojiten të rinovohen ku qendron i hostuar sistemit informatik e-Taxation, si një sistem i cili ndodhet në kushtet teknike në ezaurim dhe me mundësi të lartë të ndërprerjes së funksionimit, çfarë do të pengonte aktivitetin e DPT-s dhe të institucioneve të tjera të cilat marrin të dhëna nga ky sistem.
Një tjetër problem që nxjerr në pah KLSH ëstë menaxhimi i incidenteve dhe problemeve. Nga auditimi u konstatua se, nuk janë hartuar rregulla apo procedura mbi menaxhimin e incidenteve dhe problemeve, si dhe nuk ka të dokumentuar një plan masash për trajtimin e problemeve dhe incidenteve që mund të ndodhin. Gjithashtu sipas KLSH, nuk ka raporte monitorimi dhe shërbimi nga AKSHI në kundërshtim me pikën 4 të marrëveshjes në nivel shërbimit ndërmjet dy institucioneve.
Po Kontrolli i Lratë i Shtetit ka konstatuar që një pjesë e numrave të telefonit të vënë në shërbim të taksapaguesve në faqen e web të Drejtorisë së Përegjithshme të Tatimeve janë jashtë funskionit. Nga auditimi u konstatua se, nuk ka një regjistër mbi problematikat të çdo Drejtorie Rajonale Tatimore, të cilat raportohen nëpërmjet numrit të telefonit të publikuar në faqen web (https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale), si dhe nuk realizohet delegimi i tyre tek personat përgjegjës.
Nga testimi i numrave të vënë në dispozicion për Tatimpaguesit, rezultoi se: Dy numra telefoni nuk ekzistojnë saktësisht Qendra e Shërbimit për Tatimpaguesit e DRT Tiranë dhe Qendra e Shërbimit për Tatimpaguesit e DRT Kukës, dy numra nuk funksionojnë që i përkasin Qendrës së Shërbimit për Tatimpaguesit e DRT Elbasan dhe Qendrës së Shërbimit për Tatimpaguesit e DRT Lezhë. KLSH ka konstatuar që DPT nuk disponon një infrastrukturë BCC - Business Continuity Center. Kjo sipas auditit sjell humbje e të dhënave, mos mbledhjen e të ardhurave tatimore.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre alarmin sa i përket sistemit të ruajtjes së të dhënave. KLSH thotë se ambienti fizik i dhomës së rrjetit nuk është në përputhje me Rregulloren 1.0, datë 02.12.2008 miratuar nga AKSHI që parashikon përcaktimin e standardeve të TIK për administratën publike. Kjo sipas raportit sjell shkelje të sigurisë, humbje të informacionit risk ne shkatërrim te aseteve.
“Nuk ka një rregullore të miratuar për personat e autorizuar që mund të hyjnë në dhomën e Serverave. Sistemi i kondicionimit nuk ishte efektiv për të arritur ftohjen e duhur të serverave. Një kondicioner punonte në gjendje alert (alarm) dhe tjetri ishte i fikur, duke ndikuar negativisht në mbajtjen e parametrave optimale dhe nuk favorizon qarkullimin natyral të ajrit. Po ashtu dhe kondicioneri back up është ne gjendje kritike. Sistemin backup UPS aktualisht nuk mundëson një autonomi të infrastrukturës nga ndërprerja e energjisë elektrike. Të dy UPS janë në gjendje alert (alarm). Nuk janë kryer kolaudime për sistemin kundër zjarrit; Nuk ka të instaluar BMS (Building Managment System) sistemi i alarmit. Sistem i cili sinjalizon problemet me rrymën elektrike, prezencën e ujit, temperaturës, sigurisë se aksesit në ambientin fizik. Nuk ka raporte periodike për verifikimin e logeve te aksesit ne dhomën e serverave”, thuhet në raport.
Shkelje janë konstatuar dhe blerjen e sistemeve të fiskalizimin që ndihmoijnë në rritjen e kapaciteteve Hardware.
“Nga auditimi mbi zbatimin e kontratës nr.30, datë 20.10.2022 me objekt “Rritja e Kapaciteteve Hardware për Sistemin e Fiskalizimit-për DPT”, me vlerë 425,353,716 lekë me TVSH, me afat zbatimi 9 muaj dhe ndjekës kontrate punonjësit GjN, AG(A), si përfaqësues të AKSHI-t dhe IL si përfaqësuese e DPT, u konstatua se: Dokumenti i ngarkuar në sistem si “Plani i zbatimit të kontratës” nuk përmban një numër protokolli dhe datë protokolli; Plani i zbatimit të kontratës është nënshkruar me një vonesë prej tre javë kalendarike nga data e nënshkrimit të Kontratës. Gjithashtu, plani i zbatimit të kontratës nuk është nënshkruar nga OE, në kundërshtim me nenin 124, pika 3 e ligjit nr.162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” dhe nenin 107 në VKM nr.285, datë 19.5.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”. Raporti fillestar nuk është paraqitur brenda afatit 5 ditor sipas përcaktimeve në kontratë. Nënshkrimet e dokumentacionit periodik nga ndjekësit e kontratës vetëm në një rast janë bërë përtej afatit 1 mujor, megjithëse në kontratë është përcaktuar qartë periudha e pranimit të raportimit”, shprehet KLSH.
Probleme janë hasur dhe në procedurat së kontratës së lidhur me një kompani për mirëmbajtjen e sistemeve e-Taxtion. Sipas KLSH: Vlera totale e Kontratës është 64,390,560 lekë, pa TVSH dhe 77,268,672 lekë me TVSH. Kontrata ka afat mirëmbajtje 24 muaj nga nënshkrimi, 06.01.2022– 05.01.2023. Pavarësisht kushteve të rëna dakort në fillim, Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se nga auditimi mbi zbatimin e kontratës nr.46, datë 06.01.2021 me object “Mirëmbajtja e Infrastrukturës hostuese e sistemit e- Taxation për DPT- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve”, me afat zbatimi 24 muaj, nga data e nënshkrimit dhe ndjekëskontrate punonjësit MV, AG(x) si përfaqësues të AKSHI-t dhe RM, zëvendësuar me FS si përfaqësuese e DPT, u konstatua se:
-Janë nënshkruar vetëm raportet periodike të periudhave përkatëse, por mungojnë Aktet e Pranimit për shërbimet e ofruara;
-Nënshkrimet e dokumentacionit periodik nga ndjekësit e kontratës, janë bërë përtej afateve të përcaktuara në Kushtet e Veçanta të Kontratës, megjithëse në kontratë është përcaktuar qartë periudha e pranimit të raportimit, prej tre ditësh;
-Pagesat e kryera përkatësisht në Prill, Qershor, Nëntor dhe Dhjetor dhe jo sipas muajve, për shërbimet e ofruara.
Po ashtu, sipas auditit problem ka pasur dhe me kontratën e nënshkruar për: Mirëmbajtja e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit - për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Në fund KLSH rekomandon Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve si institucioni i vetëm administrues i bazës së të dhënave të sistemeve informatike që mbështesin funksionalitetet dhe aktivitetin e saj, të marrë masat për menaxhimin e bazës së të dhënave, që përmban të gjitha llojet e aksesit në sistemin e bazës së të dhënave, përfshirë përditësimin e ndryshimin e informacionit të ruajtur; pasi siguria e të dhënave nuk mund të garantohet në mirëbesim./Zëri.ai