
RUSI- Një zëdhënës i Kremlinit mohoi sot pretendimet e mediave britanike se presidenti rus Vladimir Putin kishte pësuar një arrest kardiak, teksa ndodhej në banesën e tij. Kur u pyet lidhur me thashethemet, Dmitry Peskov fillimisht qeshi dhe më pas dha detaje zyrtare lidhur me shëndetin e presidentit Putin.
"Gjithçka është në rregull me të, ky është absolutisht një tjetër lajm i rremë,"-tha Dmitry Peskov kur u pyet për një postim nga një burim i paidentifikuar në një llogari në aplikacionin rus të mesazheve Telegram, i cili u citua nga disa media perëndimore, sipas të cilit, presidenti rus kaloi një episod të rëndë shëndetësor mbrëmjen e së dielës.
Putini, një fans i sportit të xhudos, i cili prej kohësh ka kultivuar imazhin e "burri të fortë", mbushi 71 vjeç më 7 tetor. Presidenti rus mban një orar intensiv takimesh dhe paraqitjesh publike, shumë prej të cilave mbulohen nga rrjetet televizive vendase. Programi i tij i fundit përfshinte një vizitë në Kinë javën e kaluar, me ndalesa në dy qytete ruse gjatë rrugës së kthimit. Por duket se thashethemet për shëndetin e tij, do të vazhdojnë prej kohësh./Zëri.ai