
TIRANË- Pas baltosjes së emrit përmes një reagimi publik, drejtuesit e televizionit lokal ‘’TV6+1 Vlora’’ kanë kërcënuar me jetë gazetaren Afrovita Hysaj. Kjo e fundit ka publikuar një mesazh nga drejtuesi i televizonit Albert Delilaj, i cili i shkruan në privat:
“Je në gjak me mua”.
Ky kërcënim vjen pas një sage të gjatë përplasjesh mes drejtuesve të televizionit dhe gazetares, pasi kjo e fundit deklaroi se mes përdhunuesve të një vajzë në Vlorë një ditë më parë është dhe djali i pronarit të këtij televizoni, Klevis Deliaj.
Më herët përmes një postimi në rrjetet sociale “TV 6+1 Vlora” denigruan figuren e gazetares duke përdorur terma banal e fyes. Në postimin e gjatë ata i drejtohen gazetares me fjalët “PROSTI”.
Në lidhje me këtë reagoi dhe Unioni i Gazetarëve, të cilët kërkuan që media të kërkoijë ndjesë e të heqë postimin si dhe bënë thirrje që Autoritetei i Mediave Audiovizve të ndërhyjë.
Për ngjarjen policia arrestoi në flagrancë shtetasit Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno. Në kërkim për ngjarjen është shpallur dhe shtetasi Gentjano Mehmeti, ndërsa kërkohet edhe një person i katërt me inicialet V.K. Pikërisht V.K-ja është edhe ngatërresa që ka ndodhur me pronarin e TV 6+1 Vlora, pasi i biri Klevis Deliu u raportua se ishte ai personi i katërt që ishte shoqëruar nga Policia, informacion ky që rezulton i pavërtetë. Vajza dhe djemtë kanë qenë duke konsumuar darkën së bashku, ku dyshohet se kanë marrë dhe lëndë narkotike, dhe më pa 3 prej tyre dyshohet se kanë kryer marrëdhënie me dhunë me 26-vjeçaren./Zëri.ai