TIRANË- Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno. Dy të rinjtë, mbi të cilët rëndon akuza e përdhunimit të një vajzë në qytetin e Vlorës. "Zëri.ai" ka ndjekur çështjen që në publikimin nga Policia e Vlorës dhe ka siguruar edhe fotot e 2 prej të akuzuarve për ngjarjen. Edhe pse të përfshirë si protagonistë kryesorë 3 djem. Ata janë Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti.

Bashkë me një person të katërt, i identifikuar nga "Zëri" si Klevis Delia, ata morën një vajzë 26 vjeçe për të festuar lirimin nga burgu të Klevis Deliajt. "Zëri.ai" disponon informacione të plota për ngjarjen, shoqëruar edhe pamjet e viktimës, por për ruajtjen e dinjitetit të saj, redaksia nuk do t'i publikojë imazhet.

Megjithatë ka mësuar dinamikën e plotë të ngjarjes!

Për orë me radhë, grupi i djemve, bashkë me vajzën kanë konsumuar alkool dhe kokainë. Më pas, bashkë me vajzën 26-vjeçare u ngjitën në katin e dytë të hotelit, për të kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në grup. Madje nga ana e vajzës pretendohet se edhe e kanë filmuar gjatë kohës që abuzonin me trupin e saj.
Pasi e përdhunuan vajzën që ishte në gjendje totalisht të pavetëdijshme, ata e nxorrën nga hoteli dhe e lanë buzë rrugës që lidh hotelin me rrugën kryesore dhe më pas janë larguar me makinë. Hetimet kanë nisur, ndërkohë që edhe redaksia e "Zëri.ai", po e ndjek çështjen./Zëri.ai