Aktualitet

Mirel Mërtiri sulmon prokurorin e SPAK: Gënjeu në vetting, ka udhëtuar me kriminelë

Sipas Mërtirit, prokurori ka gënjyer në vetting dhe ka udhëtuar me kriminelë jashtë vendit.

E.K
Mirel Mërtiri sulmon prokurorin e SPAK: Gënjeu në vetting, ka
Mirel Mërtiri dhe Klodian Braho

TIRANË- Mirel Mërtiri, një prej bashkëpronarëve në aferën e inceneratorëve ka sulmur këtë të hënë prokurorin që ka në dorë çështjen ndaj tij dhe të akuzauarve të tjerë Klodian Braho. Sipas Mërtirit, prokurori ka gënjyer në vetting dhe ka udhëtuar me kriminelë jashtë vendit. Deklaratën e bëri i ftuar në "Çim Peka Live". 

Mirel Mërtiri: Nuk mund të pretendohet drejtësia nga njerëz të caktuar të cilët gënjejnë në vetting për atë që janë. Si mund të besosh te ky prokuror apo drejtësi që ky do përçojë kur ky njeri gënjen njerëzit me të rëndësishëm të vetingut, gënjen të gjitha institucionet ndërkombëtare. Ai është prokurori që ka stisur termin pronar faktik dhe çoi shumë njerëz në burg. Z. Klodian Braho ka gënjyer në vetting, ka dalë jashtë shtetit me kriminelë dhe i ka fshehur këto gjëra. Dhe ato janë në dokumentin që ju nisa.

Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim më 2022 për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Disa ditë më parë SPAK e akuzoi dhe për inceneratorin e Tiranës, bashkë me zyrtarin e bashkisë së Tiranës Taulant Tusha dhe persona të tjerë. Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto sipas prokurorisë kanë konsumuar veprat penale ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror dhe i të zgjedhurve vendorë’, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal si dhe ‘Pastrimit i produkteve te veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’, kryer ne rrethana cilësuese në bashkëpunim./ZËRI

Poll

MOS HUMB