Aktualitet

Mirel Mërtiri: Nuk i fshihem autoriteteve! Besoj te drejtësia austriake

Ai deklaroi se ndodhet në Austri dhe se SPAK e di këtë.

E.K
Mirel Mërtiri: Nuk i fshihem autoriteteve! Besoj te drejtësia
Mirel Mërtiri

TIRANË- “Nuk i fshihem drejtësisë”, kjo ishte deklarata e bërë nga Mirel Mërtiri, një prej pronarëve të aferës së inceneratorëve të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai deklaroi se ndodhet në Austri dhe se SPAK e di këtë. Sipas tij, nuk i ka bërë bisht autoriteteve në Shqipëri, por i beson drejtësisë austriake pasi, siç thotë ai, aty qytetarët janë të barabartë.Deklaratat i bëri i ftuar në "Çim Peka Live". 

Mirel Mërtiri: Unë dhe familja ime në asnjë moment nuk i jemi fshehur drejtësisë. Sapo na është bërë akuza, ne i jemi drejtuar autoriteteve austriake. SPAK di shumë mirë se ndodhem në Austri, do vazhdoj të jem këtu për sa kohë i besoj një vendi, ku qytetarët janë të barabartë. Nuk iu kam bërë bisht kurrë autoriteteve në Shqipëri apo në Austri.

Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim më 2022 për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Disa ditë më parë SPAK e akuzoi dhe për inceneratorin e Tiranës, bashkë me zyrtarin e bashkisë së Tiranës Taulant Tusha dhe persona të tjerë. Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto sipas prokurorisë kanë konsumuar veprat penale ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror dhe i të zgjedhurve vendorë’, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal si dhe ‘Pastrimit i produkteve te veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’, kryer ne rrethana cilësuese në bashkëpunim./ZËRI

Poll

MOS HUMB