Aktualitet

Inceneratorët/ Mirel Mërtiri akuza SPAK: Dosjen e ka stisur prokurori! Lefter Koka është i pafajshëm

Por nuk përmendi emër. 

E.K
Inceneratorët/ Mirel Mërtiri akuza SPAK: Dosjen e ka stisur prokurori!
Mirel Mërtiri

TIRANË- Mirel Mërtiri thyen heshtjen. Nga arratia pasi kërkohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për aferën e inceneratorëve, një nga bashkëpronarët në këto projekte ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK. Sipas tij, prokurori Klodian Braho ka stisur dosjet ndaj tij. Mërtiri shkon më tej, duke thënë se prokurori mund ti ketë shërbyer dikujt në politikë ose ka dashur të sulmojë atë për llogari të dikujt tjetër. Por nuk përmendi emër. Deklaratën e bëri i ftuar në "Çim Peka Live". I ndalur tek burgosja e Lefter Kokës, Mirel Mërtiri tha se ai është i pafajshëm. 

Mirel Mërtiri: Mirel Mërtiri: Unë di të ju them se zoti Koka dhe të gjithë ata njerëz që janë akuzuar opër dosjen e Elkbasanit janë në mënyrë të padrejtë në burg. Unë ua thashë që ato lekë nuk kanë kaluar te kompanitë e Lefter Kokës Nuk e di pse e ka firmosur atë kontratë. Kjo është një dosje e stisur. E gjitha është një dosje e stisur nga një prokuror i SPAK-ut, prokurori quhet Klodian Braho. Unë mendoj që e ka bërë se i ka shërbyer dikujt në politikë ose privat. Provat janë bërë siç ka dashur prokurori i SPAK për të goditur familjen time, për arsye personale apo politike që kallëzoi që kjo dosje të ishtë në SPAK. 

Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim më 2022 për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto sipas prokurorisë kanë konsumuar veprat penale ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror dhe i të zgjedhurve vendorë’, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal si dhe ‘Pastrimit i produkteve te veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’, kryer ne rrethana cilësuese në bashkëpunim./ZËRI

Poll

MOS HUMB