
TIRANË- Mirel Mërtiri një nga bashkëpronarët në aferën e inceneratorëve ka treguar detaje në lidhje me hetimet. I pyetur në lidhje me një email që i ka dërguar vartësve për inertet e Teatrit Kombëtar pas shembjes se nuk duhet të faturohen, Mërtiti tha se nuk është pronar i kompanisë “Geogenix”, por është drejtor projektesh. Për emailit, tha se janë komunikime normale për detyrën që kryente.
Mirel Mëertiri: Jam drejtor projektesh, kjo është një kërkesë normale. Këto janë komunikime normale kur punon. Ai email është i vërtetë, ku është problem? Ai email është i vërtetë por nuk shoh ku është problemi. Nuk jam pronar i kompanisë GeoGenix.
Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim më 2022 për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto sipas prokurorisë kanë konsumuar veprat penale ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror dhe i të zgjedhurve vendorë’, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal si dhe ‘Pastrimit i produkteve te veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’, kryer ne rrethana cilësuese në bashkëpunim./ZËRI