Aktualitet

Megaperacioni i SPAK, në pranga dhe i forti i Kukësit, Bujar Germizi

SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste, pas përgjimeve në aplikacionet e koduara, që kanë çuar në pranga emra të njohur të politikës dhe krimit

E.K
Megaperacioni i SPAK, në pranga dhe i forti i Kukësit, Bujar Germizi
SPAK

TIRANË- Me urdhër të SPAK është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme edhe shtetasi Bujar Germizi, një prej personazheve më të njohur të krimit në qytetin e Kukësit. Bashkë me të është vënë në pranga dhe shtetasi Besmir Mustati.

Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se Germizi është vënë në pranga nën akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen. Ai njihej dhe me identitetin Bujar Ajeti, ndërkohë që ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vjedhje me dhunë. Po ashtu ai ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. 

Ai është arrestuar në të njëjtën operacion që nisi mbrëmjen e djeshme që çoi në pranga dhe ish-drejtjuesin e lartë të policisë së Shtetit në qeverisjen e Berishës, Erzen Breçani. Përveç tij u arrestua dhe shefi i komisaratit të policisë numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e djeshme teksa ishte duke u futur në ambientet e stadiumit "Air Albania", para ndeshjes së Kombëtares Shqiptare me Ishujt Faroe. 

Ndërkohë SPAK ka lëshuar urdhër arrest edhe për Ervin Matën, nën akuzën e trafikut të drogës, por burime i thanë Zëri.ai se deri tani biznesmeni nuk është arritur që të lokalizohet brenda vendit.

11 urdhërarrestet e SPAK janë firmosur nga prokurori Vladimir Mara, pas hetimeve disa mujore dhe zv zbërthimit të bisedave në aplikacionet e koduara. Disa prej personave për të cilët SPAK ka lëshuar masë sigurie, ndodhen jashtë vendit, përfshirë dhe Ervin Matën.

Në pranga ra dhe oficerja e INTERPOL, Jonida Babameto, e cila dyshohet se përcillte informacione te grupi kriminal, i cili ka organizuar disa tentative vrasje brenda dhe jashtë vendit. Mësohet se krimet e kryera anë një zinxhir i hasmërive mes Ervin Mates dhe Ervis Martinajt. Grupi ka dyshime se trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Evropës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB