Aktualitet

Gjyqi në tunel! 2200 vite burg për 200 anëtarë të Ndrangheta, mes tyre shqiptarë

Gjyqi 3-vjeçar përfshinte mafiozë, sipërmarrës dhe politikanë nën hetim të akuzuar për vrasje, korrupsion, trafik droge, pastrim parash dhe zhvatje.

f.t
Gjyqi në tunel! 2200 vite burg për 200 anëtarë të
foto ilustruese

ITALI- Mbi 200 anëtarë të organizatës kriminale Ndragheta janë dënuar gjithsej me më shumë se 2200 vjet burg, pas përfundimit të një prej gjyqeve më të mëdha mafioze në historinë italiane që u mbajt në një tunel. Tuneli i sigurisë së lartë në rajonin jugor të Kalabrisë, u ndërtua posaçërisht për të mbajtur deri në 350 të pandehur, për të akomoduar 400 avokatë dhe për të dëgjuar nga 900 dëshmitarët që japin dëshmi kundër një rrjeti të gjerë, të anëtarëve që i përkasin.

Gjyqi 3-vjeçar përfshinte mafiozë, sipërmarrës dhe politikanë nën hetim të akuzuar për vrasje, korrupsion, trafik droge, pastrim parash dhe zhvatje.  Mes të dënuarve ka edhe shqiptarë, të cilët kishin rol në furnizimin e anëtarëve të organizatës kriminale me marijuanë e hashash që vinte nga Shqipëria përmes portit të Barit.Disa nga emrat që janë, Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979, dënohet me 5 vite e 10 mijë euro gjobë. Eduart Tahiraj lindur në Shqipëri më 22/10/1971 dënohet me 6 vite e 3 muaj burg, e 16 mijë euro gjobë. Floriand Tahiraj lindur në Vlorë më 22/02/1983 u la i lirë. Akuza kërkoi 16 vite e 9 muaj burg. Robert Lazaj dënohet me 18 vite e 6 muaj burg.

Rreth 67 të pandehur që ishin pjesë e aktakuzës fillestare tashmë janë shpallur fajtorë pasi kanë zgjedhur një gjykim të shpejtë. Më shumë se 80 të pandehur u shpallën të pafajshëm, sipas një liste vendimesh në faqen e lajmeve Corriere Della Calabria. Megjithatë, janë dhënë dënime deri në 30 vjet për më shumë se 200 personat e dënuar. Në mesin e atyre që u shpallën fajtorë përfshijnë Domenico Tomaino, i njohur si ‘Ujku’, i cili u dënua me 17 vjet; Francesco Barbieri ‘trashaluqi’, i cili u dënua me 24 vjet; dhe Vincenzo Barba, i njohur si ‘Muzikanti’, i cili u dënua me 28 vjet. 

Forcat speciale dhe njësitë elitare goditën 'Ndrangheta në dhjetor 2019, me rreth 3000 oficerë që bastisën 12 rajone italiane dhe gjithashtu kryen arrestime në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari. Miliona euro prona dhe para të gatshme u sekuestruan, ndërsa 300 të dyshuar u arrestuan.

Poll

MOS HUMB