Aktualitet

Mashtrimi me mikrokreditë, Prokuroria sekuestron 10 milionë euro në llogaritë e personave të arrestuar

Shtetasit në fjalë, kanë investuar në letra me vlerë me interes vjetor maturimi nga 4% deri në 10.5%

E.K
Mashtrimi me mikrokreditë, Prokuroria sekuestron 10 milionë euro
personat e arrestuar

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar llogari bankare në vlerë 10 mln € të 10 personave, të përfshirë në skandalin e mikrokredive. 

Burime bëjnë me dije se llogaritë bankare kanë qenë në emër të shtetasve: Arben Meskuti, Ernela Cuberi, Olsi Ibro, Elda Ibro, Albert Gega, Andis  Gjoka, Vasil  Bakallbashi, Alketa Goxha, Jordisa Metaj, Edmond Mato, dhe subjekteve financiare ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha.

Hetimi është bërë nga Prokuroria, Inteligjenca Financiare dhe Krimi ekonomik, ndërsa shumë e bllokuar arrin në 10 milionë euro.

Nga aktet e administruara, rezultoi se Arben Meskuti, Kejda Seferi, Elda Ibro dhe persona të lidhur me ta, si dhe subjektet ‘Microcredit Albania’ shpk dhe ‘Final’ shpk, kanë vlera të konsiderueshme parash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka të nivelit të dytë si dhe obligacione të ndryshme.

Prokuroria ka kërkuar sekustrimin e llogarive bankare me argumentin se ndodhemi përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto shuma monetare, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen.

NJOFTIMI I PROKURORISË: 

Skema mashtrimi të kredidhënies, Prokuroria e Tiranës sekuestron llogari bankare në vlerë 10 mln euro të administratorëve të subjekteve financiare

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi llogaritë bankare në një vlerë totale 10 milionë euro të dhjetë shtetasve dhe 3 subjekteve financiare mikrokredi nën akuzë për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara, rezultoi se shtetasit A.M., K. S., E.I. dhe persona të lidhur me ta, si dhe subjektet ‘Microcredit Albania’ shpk dhe ‘Final’ shpk, kanë vlera të konsiderueshme parash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka të nivelit të dytë si dhe obligacione të ndryshme.

Për to, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka dyshime se lidhen me vepra penale të kryera nga këta shtetas dhe këto shoqëri gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre financiar në lidhje me blerjen e portofoleve të kredive të këqija nga banka të nivelit të dytë dhe dhënien e kredive të tjera shtetasve të ndryshëm duke sekuestruar pasuritë e këtyre qytetarëve në raport të zhdrejtë me vlerën e kredive të akorduara.

Ndodhur përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto shuma monetare, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare për shtetasit: A.M., E.C., O.I., E.I., A.G., A.Gj., V.B., A.G., J.M., E.M., dhe subjekteve financiare ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha.

Shtetasit në fjalë, kanë investuar në letra me vlerë me interes vjetor maturimi nga 4% deri në 10.5%.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës lëshoi 9 urdhërarreste për personat e përfshirë në mashtrimin me mikrokreditë, ndërkohë që Banka e Shqipërisë revokoi përfundimisht licensat për dy kompanitë MCA dhe FINAL.

ARREST NË BURG:

1 – Aldo Daka “Arrest në burg”

2 – Albert Gega “Arrest në burg”

3 – Edmond Mato “Arrest në burg”

4 – Arben Meskuti “Arrest në burg”

ARREST NË SHTËPI:

1 – Jorsida Dervishi ‘Arrest në shtëpi’

2 – Alketa Tanushi  “Arrest në shtëpi”

3 – Kejda Seferi “Arrest në shtëpi”

4– Elda Ibro ‘Arrest në shtëpi’

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB