Skandali me kreditë, Sejko tek Ekonomia: Nuk është mashtrim, por procedurë! S'jemi ne përgjegjës

TIRANË-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, raportoi sot në Komisionin e Ekonomisë para deputetëve për skandalin e mikrokredive, ku tha se nuk i shmanget përgjegjësisë, ndërsa akuzoi se ka një keqinformim në lidhje me institucionin që ai drejton. Banka e Shqipërisë ka pezulluar për herë të dytë licencën e institucionit financiar jo bankë ‘Micro Credit Albania’, i cili nuk do të japë dhe as nuk do të ristrukturojë kredi deri në qershor të këtij viti. Në raportimin e tij Sejko tha se Banka e Shqipërisë nuk ka tagër që të hetojë për mashtrimet financiare, dhe se te MCA ka kryer tre inspektime pas sinjalizimeve nga Ministria e Drejtësisë.
“Ne nuk kemi të drejtë të ndërrojmë statusin e kredisë, ne kemi serverin dhe rakordojmë, nëse një kredimarrës i mirë apo një kredimarrës i keq. Këta klientë kishin vite që nuk paguanin, dhe ndaj i kanë shitur te këto kompani, kështu ka nisur nevoja në vitin 2015. Do ti diskutoj në datë 29 kur unë të raportoj. Kanë qenë 96 mijë klientë, për ata që kanë probleme është numër më i vogël. Bankat në nivelin e dytë, nuk është çështje mashtrimi por procedure, nuk jemi ne përgjegjës, Banka shqiptare nuk heton. Nuk kam çafrë them nuk e zgjidhim dot, teori mund të bëjmë sa të duam. Kompanitë kanë qenë në treg, me kodin e procedurës civile, ajo që ndodhi është se ne rregulluam tregun për ta quajtur produkt kredie jo shkelje ligjore. Ka raste specifike ku klientët nuk kanë qenë në djeni për shlyerje kredish apo detyrimin e tyre,"-u shpreh Sejko në një përmbledhje në fund të mbledhjes.
Ndërkohë guvernatori shpjegoi se nuk ka pasur asnjë informacion që kompania MCA, po hetohet për mashtrim financiar. Ndër të tjera Sejko njoftoi se sipas Bankës së Shqipërisë kompania MCA ka bërë shkelje në kontratat e kredisë me klientët duke u vënë gjoba më të larta se 30% e vlerës së papaguar që është tavani maksimal.
'Ne nuk kishim informacion mbi mashtrimin financiar, ato që ne kemi evidentuar janë ato që kemi ne kompetencë, dhe ne vendosëm të pezullonim licencën. Pas një viti në fund të 2023, ne bëmë kontrollin përsëri, dhe u vu re përsëri devijancë. As nga prokuroria nuk kemi pasur informacion pasi e kemi pyetur, nëse ndaj këtij subjekti kishte hetim për mashtrim financiar.
Guvernatori tha ndër të tjera se Banka qendore ka marrë masa ndër vite për të mbrojtur konsumatorët. Ne kemi disa rregullore dhe janë të gjitha ndryshimet nga viti 2008 dhe në 2015 që janë rishikuar, nuk po e lexoj me detaje por janë të gjitha elementët që kanë të bëjnë me rezikun e kredisë. Në 2021 është vendosur tavani për konsulamtorin kredi marrës, të cilat në asnjë rast nuk duhet të kalojnë 30%. Por kompania MC e ka shkelur dhe kompania MCA duke u vënë gjoba më të larta se 30%,,"- u shpreh ai gjatë mbledhjes.
Ndër të tjera Sejko njoftoi se sipas Bankës së Shqipërisë kompania MCA ka bërë shkelje në kontratat e kredisë me klientët duke u vënë gjoba më të larta se 30% e vlerës së papaguar që është tavani maksimal.
Guvernatori deklaroi se nuk ishte marrë në pyetje nga organet e hetimit lidhur me mashtrimi me mikrofinancat dhe se nga ana e saj BSH nuk i është shmangur asnjëherë përgjegjësisë dhe se po heton kompaninë ‘Final’ që ka lidhje me Micro Credit Albania. Më herët në një konferencë për mediat, Sejko e pranoi skemën e abuzimin me mikrokreditë dhe shitjen e tyre nga një kompani në tjetrën, por pretendoi se ndalimi i mashtrimit nga këto institucione është kompetencë që me ligj i njihet vetëm Prokurorisë dhe gjykatave, e jo Bankës së Shqipërisë. Por vetë nuk ka sqaruar nëse ka bërë ndonjë referim, edhe pse pretendon se përgjatë 8 viteve ka marrë 85 ankesa nga qytetarët.
ZËRI prej kohësh ka nisur një seri shkrimesh për skandalin me mikrokreditë, ku duket të jetë i përfshirë dhe vetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili nuk ka vendosur një shifër tavan për interesat me të cilat operojnë mikrokreditë. Por jo vetëm kaq! ZËRI ka zbuluar se një prej kompanive që i janë shitur një pjesë e mikrokredive, është e lidhur me kunatin e Sejkos, ndërkohë që Banka e Shqipërisë, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të mediave, nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi skandalin ky dyshohet që të jetë e përfshirë. Në skenë përveç kunatit, ka dalë dhe emri i bashkëshortes së Gent Sejkos. Elona Sejko (Gjipali, teksa ka qenë drejtore te "Tirana Bank", ka shitur kredi me firmën e saj tek Elda Ibron, pronare e Micro Credit Albania. Janë 5000 kontrata kredish që kaluan tek “Micro Credit Albania”, për të cilat nuk dihet nëse kreditorët janë informuar apo jo./ZËRI
Është thirrur nga SPAK? Sejko: Nuk mund të hidhet tymnajë sikur jam kriminel, unë nuk jam inspektor

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, është duke raportuar në Kuvend për skandalin e mikrokredive, ku tha se nuk i shmanget përgjegjësisë, ndërsa akuzoi se ka një keqinformim në lidhje me institucionin që ai drejton.
“Nuk i shmangem përgjegjësisë, por nuk e kuptoj se pse nuk jam pyetur asnjëherë nga organet e drejtësisë. Si mund të akuzohem unë për shpërdorim detyre, kur nuk më është paraqitur asnjë shkelje nga ana e Prokurorisë. Nuk mund të paraqitem unë dhe të hidhet tymnajë sikur jam kriminel”, u shpreh Sejko.
“Guvernatori është politikbërës, dhe merr vendimet që i përcakton ligji. Unë nuk jam inspektor”, tha më tej Sejko.
Sejko tha se Banka e Shqipërisë është duke hetuar nëse MCA dhe Final kanë lidhje mes tyre./ZËRI
Sejko-deputetëve: Para jush ndihem i kuptuar, vetëm 3 mijë kredi të MCA dhe Final nuk janë dërguar në përmbarim

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko është duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me skandalin e mikrokredive. Sejko tha se para deputetëve ndihej i kuptuar, dhe se Banka e Shqipërisë ka shpëtuar qytetarët përmes kontrolleve që ka bërë në kompanitë e mbledhjes së kredive.
“Kemi shpëtuar një pjesë të qytetarëve, e mira është që ta zbërthejmë çështjen pa emocion. Është i vetmi Komision ku unë ndihem i kuptuar, është një problematikë sociale, që ne nuk mund ta lëmë pa adresuar. Hajde të ndihmojmë qytetarin nëse është për të ndihmuar, ne nuk mund të zgjidhim vendimet e gjykatave”, u shpreh Sejko. Sa i takon ‘shpëtimit’ të qytetatarëve, në fakt në kompanitë MCA dhe FINAL, ka vëtëm 3 mijë kredi ku mund të negociohet. Pjesa tjetër janë në dorë të përmbarimit.
“Nga 32 mijë kredi që ka MCA dhe Final, në 29 mijë prej tyre nuk mund të ndërhyhet për shkak se tashmë janë dërguar në zyrat e përmbarimit”, u shpreh Sejko.
‘Nuk e kam trurin kompjuter’, Gent Sejko: Nëse mbyllnim MCA dhe Final qytetarët do ishin në dorën e përmbaruesve

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në raportimin e tij në Komisionin e Ekonomisë, është shprehur se mbyllja e MCA dhe FINAL, do të përkeqësonte situatën e kredimarrësve, pasi do të ishin totalisht në dorën e përmbaruesve. Sejko tha se Banka e Shqipërisë nuk ka tagër që të hetojë për mashtrimet financiare, dhe se te MCA ka kryer tre inspektime pas sinjalizimeve nga Ministria e Drejtësisë.
“Ne nuk kemi të drejtë të ndërrojmë statusin e kredisë, ne kemi serverin dhe rakordojmë, nëse një kredimarrës i mirë apo një kredimarrës i keq. Këta klientë kishin vite që nuk paguanin, dhe ndaj i kanë shitur te këto kompani, kështu ka nisur nevoja në vitin 2015.
E theksova, ne kemi rregulluar një aktivitet, revokimi i licensës nuk do ta zgjidhte problemin, detyrimi është titull ekzekutiv dhe klientët do të ndiqeshin nga përmbarimi. Ne nuk mund të ndërhyjmë aty. Veprimet mbikqyrëse janë të përcaktuara me rregullore, bazuar në kriteret e rriskut, ne kemi qenë te të gjitha këto kompani, është e pamundur që ne të kontrollojmë, ndoshta edhe çdo vit në këto kompani. Bazuar në kriteret që ne kemi, ne kemi bërë ekzaminimin e kësaj kompanie në vitin 2020, dhe kemi lënë disa rekomandime.
Niveli 4 i rriskut, nuk nënkupton revokimin e menjëherëshëm të licensës, ne shkuam për herë të dytë në 2022 dhe vumë re mosrespektimin e masave që kishim lënë. Ne nuk kishim informacion për mashtrimin e klientëve, ne kemi parë me ato rreziqe që sheh Banka qëndrore, të cilat rezultuan se kompania nuk ishte korrekte. Ne vendosëm pezullimin e licensës, dhe kompania nuk mund të blinte kredi të tjera, unë nuk jam inspektor, nuk e kam trurin kompjuter, që të jemi realistë.
Revokimi nuk do ta zgjidhte çështjen, ne nuk mund ti linim klientët në treg të lirë, në dorë të përmbaruesve. Pezullimi i licensës mund ta ketë përkeqësuar problemin, dhe përmbaruesit kanë bërë një konkurencë më të ashpër”, u shpreh Sejko.
/ZËRI
Debate për mikrokreditë, guvernatori Sejko qesh, Shehaj përplaset me Shalsin: Janë vjedhur 100 mijë shqiptarë, bëra pyetjen e gabuar

TIRANË- Eduart Shalsi ka ndërprerë për disa minuta mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku ishte duke raportuar guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Shalsi u përplas me deputetët e opozitës, Agron Shehaj dhe Jorida Tabaku, të cilët kërkuan që të merrnin fjalën. Kjo situatë duket se i ka shërbyer Sejkos, i cili shihet duke qeshur në Komisionin, teksa sheh deputetët që të diskutojnë.
“Te mëhalla jote politike sillu si të duash, dhe ju zoti Tabaku, bëni të njëjtën gjë. Mos më ndërprit, ka mundësi që të dëgjosh, se do kurajo që të dëgjosh një të vërtetë, e kuptoj padurimin tënd, se e ke të vështirë që të kuptosh një nen. Ndërpritet mbledhja për 5 mintua”, tha Shalsi, ndërkohë që Shehaj u shpreh se kishte bërë pyetjen e gabuar.
“Janë futur në borxhe 100 mijë shqiptarë, mos e ndërprisni mbledhjen, apo bëra pyetjen e gabuar”, u shpreh Shehaj, përpara se mbledhja të ndërpritej.
Sejko ishte duke folur për normën e interesit të mikrokredive.
“Kemi ngritur shqetësimin e qytetarëve për interesin e lartë të mikrokredive, ne e kemi marrë masën kufizuese. Efekti i kufizimit rregullativ për normën e interesit, ka dhënë rezultat duke u ulur me 3 herë. Ishim në nivelin mbi 200% dhe jemi në 50-60%. Në muajin qershor ne do të kemi shifrën e re të përditësuar. Janë marrë pra dy masa konkrete. Ka një kuptim teknik sepse rritet detyrimi. Ne kemi kufizuar normën efektive të interesit, norma e interesit përfshin dhe kamatëvonesat, kamatëvonesat janë të përfshira në kontratë”, tha mes të tjerave Sejko.
/ZËRI
Gent Sejko nis 'recitimin' në Kuvend, asgjë e re në sqarimin para deputetëve

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë sot para Komisionit të Ligjeve për të dhënë llogari para ligjvënëse në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht Sejko po mban fjalën e tij hyrëse në Komision, por nuk po thotë asgjë të re. Në fjalën e tij prezantuese, Sejko ka zgjedhur mesa duket që të riciklojë sqarimin për publikun, i cili u publikua në faqen zyrtarë të BSH-së, më datë 8 maj të këtij viti.
"Recitimi" i Sejkos është fjalë për fjalë me sqarimin e dhënë nga Banka, duke mos zbuluar asgjë të re. Presim që pyetjet e deputetëve të zbardhin ndonjë detaj më shumë, pasi mesa duket Sejko, nuk ka asgjë të re për të dhënë. Ndoshta në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./ZËRI