Aktualitet

Dalin pamjet e dhunimit të Sokol Mëngjesit, avokati po qendronte te dera e kopshtit kur u godit nga autorët

Mëngjesi shihet të jetë në tokë dhe tre persona vazhdojnë ta godasin me shkelma.

f.t
Dalin pamjet e dhunimit të Sokol Mëngjesit, avokati po qendronte te
pamje nga ngjarja

TIRANË- ZËRI ka siguruar pamjet nga momenti i sulmit ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi. Në pamjet e publikuara avokati shihet teksa del nga ambjentet e kopshti dhe papritur sulmohet nga autorët. Në videon e siguruar nga ZËRI, shites se pasi autorët e kanë goditur me dorezë hekuri në kokë, Mëngjesi ka rënë menjëherë në tokë dhe tre persona vazhdojnë ta godasin me shkelma. 


Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia janë katër personat që kanë dhunuar avokatin e kryedemokratit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Deri më tani bëhet me dije se është vetëdorëzuar Dorian Alia. Po ashtu organizator i sulmit Dritan Nano është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje. Për çdo informacion që ndihmon në lokalizimin e tre të tjerëve, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro dëmshpërblim. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën. Agresorët të veshur me zeza dhe me kapele, i zunë pritë, teksa Sokol Mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja. Si pasojë e goditjeve avokati Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura pas koke dhe dëmtime te zona e ballit për shkak të dhunës së ushtuar ndaj tij. Po ashtu ai ka pësuar një hemorragji të vogël në tru. Gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në intubim.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB