Aktualitet

DETAJE/ Fitoi gjyqin për pronat ku u ndërtuan kullat te digat e liqenit, Nano nuk pagoi avokatin

Avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja.

f.t
DETAJE/ Fitoi gjyqin për pronat ku u ndërtuan kullat te digat e
Sokol Mëngjesi dhe autorët

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku katër persona dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi. E gjithë ngjarja ka ndodhur si pasjoë e pagesës së një gjyqi që avokati e kishte fituar. Bëhet fjalë për procesin gjyqësor për pronat ku u ndërtuan kullat te digat e liqenit.

Çështja e pronës

Tetë trashëgimtarë që i përfaqësonte si avokat Mëngjesi kanë fituar procesin gjyqësor për pronën. Paraprakisht, të gjithë kanë firmosur një kontratë për pagesat që do i jepnin avokatit në rast se gjyqi do të fitohej. Pas gjyqi është fituar, 7 prej palëve i kanë dhënë paratë Mëngjesit dhe studios së tij ligjore sipas kontratës së firmosur, përveç Dritan Nanos. Në vijim të situatës avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. Ky i fundit i gjendur para përballjes gjyqësore, dyshohet se ka organizuar dhunimin barbar të Sokol Mëngjesit. 

Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia janë katër personat që kanë dhunuar avokatin e kryedemokratit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Deri më tani bëhet me dije se është vetëdorëzuar Dorian Alia, ndërsa për çdo informacion që ndihmon në lokalizimin e tre të tjerëve, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro dëmshpërblim. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën. Agresorët të veshur me zeza dhe me kapele, i zunë pritë, teksa Sokol Mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja. Si pasojë e goditjeve avokati Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura pas koke dhe dëmtime te zona e ballit për shkak të dhunës së ushtuar ndaj tij. Po ashtu ai ka pësuar një hemorragji të vogël në tru. Gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në intubim. /ZËRI

Poll

MOS HUMB