
TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije këtë të mërkurë në lidhje me dhunimin barbar të avokatit Sokol Mëngjesi në zonën e ish-Bllokut. Raportohet se porositësi i sulmit, Dritan Nano është takuar me avokatin një muaj më parë dhe nuk kanë rënë dakord për përqindjen që duhet të merrte avokati. Me këtë takim të mbyllur keq, Nano ka nisur të thurë planin për dhunimin e Mëngjesit.
Shkak për ngjarjen është bërë një proces gjyqësor që lidhej me një pronë në Tiranë, gjyq të cilin e kishin fituar pala që përfaqësohej nga Mëngjesi. Por një nga kontraktorët, konkretisht Nano nuk ka rënë dakord për pagesën që duhet të merrte avokati, pavarësisht se në fillim kishin firmosur një marrëveshje. Pas kësaj, Nano ka organizuar dhunimin barbar të Sokol Mëngjesit, pak minuta pasi ky i fundit kishte lënë djalin në kopësht./ZËRI