Aktualitet

E rëndë! Shqiptari godet 8 herë me thikë ish-pronaren në Itali: Më thanë ta bëja!

Ai e goditi 8 herë me thikën pronaren me armën që e kishte marrë nga shtëpia e tij.

f.t
E rëndë! Shqiptari godet 8 herë me thikë ish-pronaren
pamje nga vendngjarja

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 50-vjeçar shqiptar ka goditur tetë herë me thikë ish-pronaren e hotelit ku punonte. Mediat italiane raportojnë se shqiptari shkoi në ish-vendin e punës në këmbë dhe pas tentativës për vrasje, përsëriti disa herë: Më thanë ta bëja.

Ngjarja ndodhi në hotelin Gallo në Castel San Pietro. Ish-punonjësi 50-vjeçar shqiptar, i cili kishte dhënë dorëheqjen nga hoteli pak më shumë se një muaji më parë, u largua në marrëdhënie të mira me të gjithë. Sulmi mbetet një mister pasi nuk janë zbuluar akoma arsyet se pse ish-punonjësi sulmoi me thikë pronaren e hotelit.

Ai e goditi 8 herë me thikën pronaren me armën që e kishte marrë nga shtëpia e tij. Gjithashtu edhe pas marrjes në pyetje ai ka përsëritur vazhdimisht “më thanë që ta bëj”, gjë e cila ka ngjallur dyshime për gjendjen e tij psikike. 50-vjeçari thuhet se frekuentonte shpesh ambientin duke mos shfaqur probleme në sjellje, apo shenja inati të akumuluar pasi shpesh takohej dhe përshëndetej me ish kolegët madje edhe me pronaren që ai sulmoi./ZËRI

Poll

MOS HUMB