Aktualitet

PAMJET nga një tjetër kënd/ Autorët e lënë pa ndjenja avokatin, largohen me vrap

Në videon e siguruar teksa avokati Sokol Mëngjesi shihet i shtrirë në tokë, dy prej autorëve afrohen drejt tij dhe fillojnë ta godasin me shkelma.

f.t
PAMJET nga një tjetër kënd/ Autorët e lënë pa
pamje nga ngjarja

TIRANË-ZËRI ka siguruar pamjet nga një tjetër kënd i i sulmit ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi, i cili si pasojë e dhunës nga tre persona ndodhet në intubim. Në videon e siguruar teksa avokati Sokol Mëngjesi shihet i shtrirë në tokë, dy prej autorëve afrohen drejt tij dhe fillojnë ta godasin me shkelma. Më pas ata largohen me vrap duke e lënë pa ndjenja.

Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia janë katër personat që kanë dhunuar avokatin e kryedemokratit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Deri më tani bëhet me dije se është vetëdorëzuar Dorian Alia. Po ashtu organizator i sulmit Dritan Nano është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje. Për çdo informacion që ndihmon në lokalizimin e tre të tjerëve, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro dëmshpërblim. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB