Aktualitet

“Ma caktuat çështjen mbrëmë në darkë”, përplasje në GJKKO mes avokates së Berishës dhe SPAK

Avokatja kërkoi dy ditë kohë për njohjen e dosjes, SPAK kundërshtoi pretendimet e saj

E.K

“Ma caktuat çështjen mbrëmë në

TIRANË- Edhe seanca e sotme në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha është shtyrë, për shkak se avokatja e caktuar nga shteti kërkoi kohë që të njihej me dosjen, pasi sipas saj ishte vënë në dijeni vetëm mbrëmjen e djeshme në orën 20:00. Avokatja Rabie Cenalia ka kërkuar dy ditë kohë që të njihej me çështjen, gjë e cila nuk është pranuar nga SPAK.

Prokurorët e SPAK thanë se do të njoftojnë dhomën e avokatisë se avokatja refuzoi mbrojtjen, ndërkohë që avokatja tha se nuk kishte refuzuar, por vetëm kishte kërkuar më shumë kohë për të studiuar dosjen.

“Nuk refuzova mbrojtjen. Me caktuat mbrëmë në orën 20.00 këtë çështje. Ndaj dua kohën e nevojshme për të studiuar dosjen. Duhet te studioj dosjen për të bërë mbrojtje efektive pasi materiali është shumë voluminoz”, mësohet të jetë shprehur Cenalia. Ndërsa kolegia e saj, avokatja Jalldiz Kastrati pohoi se ka pranuar të jetë palë mbrojtëse për Berishën.

“Ma caktuat çështjen mbrëmë në
Avokatja Cenalia duke dale nga ambientet e GJKKO

Ndaj edhe gjyqi u shty për në orën 15:00, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse avokatja do të mbajë të njëjtin qëndrim që i duhet më shumë kohë. Seanca për Berishën, ka nisur me një seri përplasjesh proceduriale, për shkak se ish-kryeministri e cilëson antikushtetuese masën e sigurisë ndaj tij, dhe për këtë ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Në seancën që u mbajt dje në mesditë avokatët e Berishës fillimisht debatuan me gjyqtaren e çështjes dhe më pas braktistën sallën. Kjo pasi u rrëzuan kërkesat e tyre për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, si dhe dërgimin e rastit Berisha në Kushtetuese.

Më pas GJKKO caktoi Artan Simonin si avokat të Berishës, të cilin e hoqi sërish, pasi rezultoi se kishte sulmuar ish-kryeministrin në rrjetet sociale. Ai e quante Berishën një bishë të plakur, gjë që solli një sërë reagimesh nga kampi opozitar. Kjo detyroi GJKKO të shtynte për këtë të enjte seancën, dhe për një proces të drejtë vendosi zëvendësimin e Simonit, jo me një por me dy avokate të paguara nga shteti.

Emrat e tyre nuk u bënë publik deri në nisjen e seancës së sotme, ku u zbulua se GJKKO kishte caktuar dy avokate kryesisht për të mbrojtur Sali Berishën për akuzat e korrupsionit, të cilat janë Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia. Në një kërkim të shpejtë të bërë nga Zëri.ai rezulton se Kastrati ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB