Politikë

GJKKO i cakton dy avokate të reja Berishës, njëra prej tyre kandidate për deputete nga LSI

Kush janë dy avokatet e reja që GJKKO i ka caktuar Berishës

k.m.
GJKKO i cakton dy avokate të reja Berishës, njëra prej tyre
Berisha jashte ambienteve te selise se PD

TIRANË- GJKKO ka caktuar dy avokate kryesisht për të mbrojtur Sali Berishën për akuzat e korrupsionit të cilat janë Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia. Në një kërkim të shpejtë të bërë nga Zëri.ai rezulton se Kastrati ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Seanca e tretë në ngarkim të ish kryeministrit do të mbahet këtë paradite në ambientet e GJKKO, për shkak se dy të parat janë shtyrë për shkaqe procedurash. Dy avokatët e Berishës Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesoi braktistën dje seancën në GJKKO, pasi u rrëzuan kërkesat e tyre për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, si dhe dërgimin e rastit Berisha në Kushtetuese.

Më pas GJKKO caktoi Artan Simonin si avokat të Berishës, të cilin e hoqi sërish, pasi rezultoi se kishte sulmuar ish-kryeministrin në rrjetet sociale.

GJKKO ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për Berishën, si dhe i ndalon largimin jashtë vendit, ndërkohë që në pranga u vu dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili përveç korrupsionit akuzohet dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Të dy ata janë pjesë e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, që sipas SPAK është bërë nga Berisha duke shfrytëzuar detyrën si kryeministër për vtë favorizuar dhëndrin e tij, i cili ishte një prej ish-pronarëve të truallit.

Vetë Berisha i ka cilësuar akuzat e SPAK, një goditje që iu bëhet reformave të suksesshme të PD-së mbi pronën dhe privatizimet, dhe ka deklaruar se është gati për të gjitha skenaret, duke nënkuptuar edhe arrestimin e tij. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB