Politikë

Begaj: Kafen e pi 'shqeto' se sheqer jam vetë

Presidenti i ka quajtur legjenda fjalët se ushqimet që ai konsumon provohen më parë nga anëtarë të stafit të tij

E.K
Begaj: Kafen e pi 'shqeto' se sheqer jam vetë
Presidenti Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i vendit Bajram Begaj ka zbuluar një detaj interesant gjatë interevistës që do të publikohet në “Mirëmëngjes Shqipëri”, në RTSH, ku ka treguar për gazetarët se kafen preferon që të konsumojë pa sheqer.

Gazetarët e pyetën Begajn në rast se dikush provon para tij ushqimet që ai konsumon për arsye sigurie, ndërkohë që presidenti u shpreh se kjo nuk ndodhte, madje ai tha se kjo ishte një ‘legjendë’.

Teksa e pyetën se si e pinte kafen, Begaj u shpreh: Kafen e pa sheqer, se jam sheqer vetë!

Begaj mban postin e presidentit prej më shumë se një viti, dhe gjatë kësaj kohe ka vendosur që të mbajë një profil më të ulët publik në krahasim me paraardhësin e tij Ilir Meta. Më herët ai ka pasur një karrierë ushtarake, e kjo e ka bërë që shpesh të shihet si një i zgjedhur përtej politikës./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB