
KOSOVË – Ish-kryetari i Organizatës të Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, u lirua dje nga burgu në Hagë.
Gucati ka mbërritur sot në Kosovë. Në shtëpinë e tij, në fshatin Marinë të Skënderajt, Gucati është u prit nga shumë vizitorë. Përpos se u prit nga vizitorët, Gucati u takua dhe me familjarët.
Nëna e tij shpërtheu në lot, në momentin që Hysni Gucati ka mbërritur në vendlindje. Përqafimi i Gucatit me nënën e tij, siç shihet nga fotot, ishte një moment tepër emocionues.
Hysni Gucati u arrestua nga EULEX-i pak muaj më parë. Ai dhe Nasim Haradinaj u morën në Hagë, teksa u akuzua se ka frikësuar dëshmitarët në procese gjyqësore, u dyshua për hakmarrje dhe nxjerrje të sekreteve të gjykatës./Zëri.ai/