Aktualitet

“Plumbi i Artë” dhe 4 vrasje të ndodhura në Durrës, GJKKO shkrin në një dosjet

Seanca praprake për “Plumbi i Artë” dështoi sërish për faktin se nuk ishin të pranishëm të gjithë avokatët.

E.K
“Plumbi i Artë” dhe 4 vrasje të ndodhura në
Nuredin Dumani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme, e cila ka dërguar për gjykim dosjen “Plumbi i Artë”, ka kërkuar që kjo dosje të bashkohet dhe me 4 vrasje që kanë ndodhur në vitin 2020 në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për vrasjen e shtetasve Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në mars të 2020-tës dhe në prill u vranë dy vëllezrit Besmir dhe Viktor Haxhia, të cilat dyshohet se janë kryer nga Talo Çela.

Gjykata e Posaçme iu përgjigj pozitivisht kërkesës së prokurorisë, duke i bashkuar këto vrasje me dosjen ‘Plumbi i Artë’, e cila u zbërthye nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

Kërkesa e prokurorisë u bë duke qenë se janë të njëjtët persona të përfshirë në këto krime. Ne lidhje me autorët, emrat e tyre u zbardhën fillimisht nga dëshmia e Klevis Allës dhe më pas nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani u përcaktua gjithë dinamika e ngjarjeve dhe motivi.

Alla implikoi në dy vrasjet 5 persona por më pas ai i ka ndyshuar disa herë dëshmitë, duke e bërë kontradiktor. Tashmë edhe këto dy vrasje do të gjykohen së bashku me operacionin “Plumbi i Artë”.

Seanca praprake për “Plumbi i Artë” dështoi sërish për faktin se nuk ishin të pranishëm të gjithë avokatët.

Poll

MOS HUMB