Aktualitet

SPAK merr nën hetim kryebashkiakun e Kamzës dhe të Rrogozhinës

Gjithashtu, siç raportohet, SPAK ka bërë gati dhe ‘ftesat’ për të pyetur punonjës të bashkive

F.m
SPAK merr nën hetim kryebashkiakun e Kamzës dhe të
Rakip Suli dhe Edison Memolla

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur nën hetim dy kryebashkiakë të tjerë të dyshuar për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Top Channel raporton se bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Kamzës Rakip Suli dhe kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla.

Të dy, po hetohen nga prokurori i posaçëm Elvin Gokaj, pas denoncimeve që i akuzojnë të dy zyrtarët se kanë abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.

Gjithashtu, siç raportohet, SPAK ka bërë gati dhe ‘ftesat’ për të pyetur punonjës të bashkive, por ende nuk u është drejtuar për intervistë dy kryetarëve të Kamzës e Rrogozhinës.

Paraprakisht, dyshohet se disa qytetarë kanë përftuar dy herë dëmshpërblim për të njëjtin objekt. Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar edhe sekuestrimin e dokumentave mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.

Poll

MOS HUMB