Aktualitet

U kapën me armë, lihen në burg Santiliano Basho dhe Mariglen Aliaj

Santiliano Basho është vëllai i Tesi Bashos, i dënuar 14 vite burg për krime të ndryshme.

Zeri
U kapën me armë, lihen në burg Santiliano Basho dhe Mariglen
Momenti i arrestimit të Santiliano Bashos dhe Mariglen Aliajt

VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë në qeli Santiliano Bashon dhe Mariglen Aliajn, të cilët disa ditë më parë u kapën me armë në një lokal në qytetin e Vlorës.

Policia bëri me dije më datë 18 shtator, se parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do kryhej duke përdorur disa armë zjarri.

Në pranga ranë 6 persona, ndërsa të pajisur me armë ishin vetëm Basho dhe Aliaj. Këta të fundit u akuzuan për armëmbajtje pa leje, ndërsa 4 të tjerët për moskallëzim krimi.

Në kuadër të operacionit “Obelisk”, kryer më datë 18 shtator, u arrestuan shtetasit:

Santiliano Basho, 37 vjeç, akuzuar për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Mariglen Aliaj, 33 vjeç, akuzuar për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Bruno Shehu, 29 vjeç, akuzuar për moskallëzim krimi.

Berando Xhindi, 29 vjeç, akuzuar për moskallëzim krimi.

Mehmet Hoxhaj, 27 vjeç, akuzuar për moskallëzim krimi.

Kevin Metaj 28 vjeç, akuzuar për moskallëzim krimi.

Santiliano Basho është vëllai i të ashtuquajturit ‘i forti i Selenicës’, Tesi Basho. Ai ka qenë i dënuar nga gjykata më 2019, për veprën penale “shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie”. Dyshohet se ka kërcënuar dajën e tij, për t’i marrë para.

Vëllai i tij është një person me rrezikshnmëri të lartë, i dënuar 14 vite burg nga Gjykata./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB