Aktualitet

Vuçiç flet nga Kina: S’jam pronar i jetës të serbëve në Kosovë

Presidenti serb deklaroi se serbët duhet të hyjnë në zgjedhjet e Kosovës, pasi 'të tilla janë rrethanat aktuale'.

D.XH
Vuçiç flet nga Kina: S’jam pronar i jetës të
Vucic

PEKIN – Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një prononcim për mediat, në kuadër të forumit “Belt and Road”, që po zhvillohet në Pekin të Kinës, ka përsëritur thirrjen, që serbët në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetarët e komunave veriore, në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Vuçiç tha se serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhje, për shkak se tashmë rrethanat kanë ndryshuar. “Unë jam me popullin tim, kur ai është në vështirësi. Mbështes çdo iniciativë të serbëve të Kosovës. Unë nuk imponoj askënd, nuk jam pronar i jetës së askujt. Thjesht tani kanë ndryshuar rrethanat”, deklaroi Vuçiç.

Më tej, Vuçiç tha se është i interesuar për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, nën udhëheqjen e BE-së, teksa ka akuzuar Kurtin, se po bojkoton këtë proces.

Më 21 tetor, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Italisë e Francës do të shoqërojnë Emisarin Special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, në takimet në Kosovë dhe Serbi, në një kohë kur tensionet mes palëve janë rritur, pas sulmit të disa serbëve ndaj Policisë së Kosovës./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB